• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Viktima ishte i ulur jashtë lokalit në Milano, ja sa vite burg rrezikon Gjinaj për vrasjen e bashkëkombasit: Do doja të kthehesha…!

by Java News
13/11/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit të kaluar qëlloi për vdekje Emanuel Rrokun në një lokal në Turbigo (në qytetin metropolitan të Milanos) me armën e tij 6.75 mm, rrezikon burgim të përjetshëm.

Prokurori publik Ciro Caramore kundërshtoi kërkesën për drejtësi restauruese të bërë nga mbrojtja e të pandehurit, në vend të kësaj kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

Rindërtimi i skenës së vrasjes

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin. Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën po aq persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që ka pësuar atë mbrëmje.

Raporti balistik

Muajt e fundit pikërisht në atë lokal është bërë ekzaminimi balistik. Hetuesit e Parmës rindërtuan skenën e krimit, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje. Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 cm, ka goditur gjerdanin e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij, shkruajnë mediat italiane.

“Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigelsi, i cili përfundoi në burg për vrasje. Avokati i tij kërkoi drejtësi “restauruese”, të cilën prokurori përgjegjës për hetimin e kundërshtoi, duke kundërshtuar rrethanën rënduese të arsyeve joserioze . Prokuroria Publike i kërkoi Gjykatës së Asizes së Busto Arsizio dënimin me burgim të përjetshëm me izolim ditor për 34-vjeçarin./m.j

Next Post
Kreu i ‘Foltores’ mburr veten: Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota. Berisha i tretë është më i fuqishmi!

Kreu i 'Foltores' mburr veten: Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota. Berisha i tretë është më i fuqishmi!

Comments 1

  1. Sedsedq says:
    2 years ago

    :O https://pl.roksati.com

    Reply

Leave a Reply to Sedsedq Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In