Ka dështuar për herë të gjashtë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Shkak është bërë mungesa e avokatëv.
Dhjetë ditë më parë Gjykata gjobiti 10 mijë lekë avokaten Eralda Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë.
Seanca e radhës u caktua data 8 prill.
g.kosovari