• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Buxheti për universitetet, më i madhi në 30 vitet e fundit

by Java News
25/03/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin për transparencë të universiteteve.

Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se ky portal është shumë i thjeshtë për të pasur akses dhe ka informacione të hollësishme mbi programet e shkëmbimit studentor, së bashku me procedurat përkatëse, bursat, marrëveshjet dypalëshe apo shumëpalëshe, kuotat e parashikuara, e të tjerë.

Rama u shpreh se fondi për rrugën Thumanë-Kashar kaloi për investimet në universitete, ndërsa paralajmëroi se ai do të rikthehet sërish në auditorë për dialogun me studentët.

Kreu i ekzekutivit tha se pritet rindërtimi i të gjithë konvikteve, ndërsa u shpreh se 3373 studentë ekselentë janë punësuar tashmë në administratë.

“Besoj që në këtë rast ne kemi vënë në dispozicion të universiteteve, një instrument garancie, që duhet të përdoret nga universitet dhe që do të monitorohet nga qeveria për aq sa i takon qeverisë sepse kjo nuk është një detyre e qeverisë.

Do të monitorohet nga të gjitha instancat që vetë-rregullojnë jetën e brendshme të Universiteti. Portali i jep mundësinë e një pasqyre të dhënash shumë të detajuar, që mblidhen në një pikë. Nuk është se të dhënat nuk kanë ekzistuar deri më sot për kanë qenë të shpërndara dhe kanë qenë të pamundura për një individ të interesuar që të marrë informacionin e plotë.

Është një mekanzëm  shumë i thjeshtë dhe i dobishëm, që i jep mundësinë që çdo vendimmarrësi të jetë i mirinformuar. Besoj që është me vlerë që pika më delikate e çdo organizate dhe institucioni që shpenzon,që është buxhetit, të publikohet me të gjithë elementët e vet, jo vetëm si buxhet vjetor, por edhe si buxhet afatmesëm”, tha Rama.

Më tej Rama premtoi një ndryshim rrënjësor në të gjithë sistemin universitar, duke thënë se do të investohet një shumë e konsiderueshme financiare për përmirësimin e infrastrukturës.

“Do të investojmë një buxhet shumë të madh, më i madhi që është investuar në këto 30 vite, përfshi këtu infrastrukturën, laboratorët e të tjera.  S’postuam punimet në aksin Thumanë-Kashar, në funksion të investimit në universiteteve në të gjithë vendin. Duhej një shumë e konsiderueshme financiare për të bërë këtë aks rrugor dhe ne kemi vendosur që t’i shtyjmë punimet dhe buxhetin ta kalojmë për universitetet. Do kemi një kantier në të gjithë sistemin universitar në këto 2 vite. Do ndërtojmë konvikte për të përmirësuar kushtet e studentëve”, u zotua Rama.

/a.r

Next Post
Shqipëria kundër Andorrës, për të kthyer shpresën dhe besimin

Shqipëria kundër Andorrës, për të kthyer shpresën dhe besimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In