Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e shkatërrimit, të shkaktuara nga tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter si dhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’iu dhënë ndihmën qytetarëve
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë🙏”, shkruan Rama.











