Vijon puna për restaurimin e Kalasë së Bashtovës në Rrogozhinë. Është kryeministri Edi Rama, i cili këtë të diel ka zgjedhur që të shpërndajë në rrjetet sociale disa pamje nga puna që po bëhet aty.
Sipas kreut të qeverisë, ky investim do ta kthejë më pas këtë kala në një nga destinacionet më të vizituara të trashëgimisë tonë kulturore.
“Nga Kalaja unike e Bashtovës në Rrogozhinë, ku vijon puna për restaurimin e saj, për ta kthyer shumë shpejt në një nga destinacionet më të vizituara të trashëgimisë tonë kulturore, ju uroj një diel të qetë”, shkruan Rama.
/a.r