• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i dëmton fëmijët teknologjia? Prindërit u lënë celularin, ekspertët ndajnë qëndrime të ndryshme

by S T
07/02/2025 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë pamje që i hasim thuajse në çdo ambient të përditshmërisë tonë. Tashmë pjesë e pandashme e jetës, teknologjia ka prekur të gjitha grupmoshat e në veçanti të vegjlit, duke lëkundur ekuilibrat tradicionalë të marrëdhënieve fëmijë-prind.

Vetë këta të fundit, pohojnë se shpesh për shkak të punës, mungesës së aktiviteteve të tjera sociale, apo pamundësisë, lejojnë që fëmijët e tyre të kalojnë më shumë kohë seç duhet në telefon, por pa mohuar edhe ndihmën që këto pajisje kanë sjellë në zhvillimin e tyre.

E ndërsa teknologjia ofron mundësi të shumta për edukim e argëtim, ajo gjithashtu sjell sfida dhe rreziqe.

Nisur nga efektet që pajisjet elektronike sjellin te moshat e vogla, ekspertët mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket raportit që fëmijët duhet të kenë me to.

Logopedi Spiro Saqellari, është i mendimit se, të paktën në Shqipëri, këto pajisje digjitale po çojnë në humbjen e rolit që ka prindi. Sipas tij pasojat negative mbizotërojnë mbi të mirat që teknologjia mund të sjellë duke vendosur theksin te rastet e shtuara të spektrit autik.

Nga ana tjetër edhe për sociologun Gëzim Tushi teknologjia është tashmë pjesë e përditshmërisë dhe ajo nuk duhet fajësuar. Sipas tij është në dorën e prindit, që pajisjet teknologjike të shihen si mjet edukimi e zhvillimi për fëmijën.

Sipas raportit të fundit të UNICEF në Shqipëri, mosha mesatare kur fëmijët hyjnë për herë të parë në internet është 9 vjeç, madje 1/3 e tyre ka akses edhe më herët.

Next Post
Marrëveshje për emigrantët me Spanjën si me Italinë? Si u përgjigj kryeministri Rama në Madrit

Marrëveshje për emigrantët me Spanjën si me Italinë? Si u përgjigj kryeministri Rama në Madrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com