Vijon numërimi i votave nga Greqia, PS thellon diferencën me PD me 47 mijë vota

Partia Socialiste ka thelluar rezultatin në diasporë me mbi 47 mijë vota diferencë nga PD. Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, ndërsa po numërohet edhe vota e emigrantëve të Greqisë, PS kryeson me 90 468 vota, ose 56.22%, ndërkohë që koalicioni i Sali Berishës ka 43,109 vota ose 26.79% të totalit të votave.

Votat e Greqisë për qarkun Lezhë po ngushtojnë diferencën mes PD, që deri më tani ka 4 mandate, dhe PS e cila ka marrë 3 mandate. Kjo ka bërë që PD të kërkojë rinumërim duke kontestuar rezultatin.

Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 12,803 vota, që përfaqësojnë 7.96%. Të tjera subjekte politike kanë marrë përqindje dukshëm më të ulëta.  Lëvizja Bashkë ka siguruar 2.50% të votave, Partia Mundësia 3.48%, dhe Partia Socialdemokrate 1.31%. Ndërkohë, partitë e tjera si Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Demokracia e Re apo Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë rezultuar me më pak se 1% të votave secila.

Deri në këtë fazë janë numëruar 162,788 zarfe nga gjithsej 195,007 të parashikuara. Numërimi i votave të Greqisë nisi mëngjesin e kësaj të shtune pas vendimit të djeshëm të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pasi kishin mbetur peng që prej të dielës ku u mbajtën zgjedhjet për shkak të pretendimit të PD për manipulim.

Por PD, edhe pse ka dërguar komisionerë që po monitorojnë procesin e numërimit të këtyre votave të ardhura nga Greqia, doli me një deklaratë se do t’i kontestojnë dhe do të kërkojnë që të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com