• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon ‘lufta’ me flakët, 9 vatra zjarri në 24 orë. Ja situata sipas qarqeve

by Java News
24/08/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 52 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, rreth 75 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Një vatër zjarri e fshehur është riaktivizuar në pyllin e mbrojtur të fshatit Karmë, Vau-Dejës.  Forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës së fortë. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter. Dy vatra mbeten ende aktive, por po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat pyjore.

Në fshatin Karmë, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe pyll lisi. Zjarrfikëset së bashku me forca vullnetarë, kanë punuar dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin. Vatrat e zjarrit po monitorohen edhe ditën e sotme pasi gjatë natës për shkak të erës janë rindezur.

QARKU DIBËR

Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Nga zjarri janë rrezikuar edhe disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kullotë dhe disa rrënjë kumbulla.

Në fshatin Pllafe, Dibër, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Flakët kanë rrezikuar edhe  varrezat e fshatit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1ha me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Rrumbullakë, Peqin, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar edhe disa banesa, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Hosmashaj, Peqin, një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është përfshirë nga një zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.5 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Zdrajsh, Librazhd, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe gështenja. Flakët kanë rrezikuar edhe disa banesa. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.5 ha me shkurre, ferra dhe gështenjë.

QARKU VLORË

Në fshatin Bistricë, Finiq, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.  Për shuar flakët në ndihëmë të zjarrfikësve u angazhuan edhe 22 forca vullnetare. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha shkurre dhe ferra.

Në fshatin Kostar, Finiq ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 1 ha shkurre dhe ferra.

a.ç

Next Post
Deputeti i PD-së, Keta kërkon shkarkimin e Enno Bozdo si Sekretar Organizativ të PD

Bozdo akuza Bashës: Të aftët po i mban në stolin rezervë, PD-së nuk i duhen kacavjerrësit e klounët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In