• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon dezinfektimi, Veliaj: Për një treg në Kombinat nuk mund të rrezikojmë gjithçka që kemi arritur

by Java News
04/04/2020 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga kjo e hënë, qytetarët, por edhe shitësit në tregun e Kombinatit, duhet të zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe drejtues të Policisë së Shtetit, inspektuan sot tregun në Kombinat, ku nga fillimi i javës së ardhshme lëvizja do jetë me një drejtim, tezgat nga njëra-tjetra do të duhet të kenë distancë dy metra dhe në hyrje do të vendoset edhe një tunel higjenor për dezinkfektimin e qytetarëve.

“Nga e hëna tregu fillon me rregulla të reja. Në fundjavë do të vendosim barrierat, sinjalistikën me një kalim, ambulantët do të zhvendosen te njësia administrative, që të përgjysmohet si treg. Nëse do të kemi sërish një situatë ekstreme dhe mosbindje, mund të detyrohemi ta mbyllim tregun fare”, tha Veliaj.

Lëvizja brenda tregut do të jetë në formë unaze, ndërkohë ndalohet futja e automjeteve. “Ushtria nuk do të lejojë më makinat të futen në treg. Tek pjesa e banesave, ku fillon tregu dhe katet e para përdoren si dyqane, hyn në fuqi kalimi vetëm me një drejtim. Çdo hyrje tjetër do të mbyllet dhe do të funskinojë si Unazë”, theksoi ai.

Për të respektuar distancat dhe për të lehtësuar lëvizjen e shitësve, ambulantët, që deri më tani kanë shitur në këtë treg, do të zhvendosen në hapësira të tjera të mirëpërcaktuara nga ana e Bashkisë.

“Jemi gati të shohim një hapësirë tjetër për ambulantët, që ta ndajmë në dy hapësira tregun. Pra, një këtu për ata që shesin në katet e para në dyqan dhe një hapësirë tjetër për ambulantët, që mund jetë në qendër të Kombinatit. Në hyrje do të kemi një tunel sanitar, për dezinfektimin e njerëzve”, u shpreh Veliaj.

Në secilin dyqan, punonjësit e Bashkisë do të vendosin sinjalistikë të baraslarguar nga njëri-tjetri me dy metra. Kush nuk do e respektojë, duke vendosur në rrezik jetën e të gjithëve, do të përballet me sanksione të forta.

“Do të jemi pak më radikalë për ata që e shkelin. Nëse jeni jashtë kuadratit, ku po bëni pazarin, ose jashtë sinjalistikës, do t’ju vijë punonjësi i ushtrisë ose i policisë dhe do t’ju shoqërojë. Mundohemi të marrim masa drastike për Tregun e Kombinatit sepse është i vetmi treg që na sjell këtë problematikë. Por edhe njerëzit duhet të ndryshojnë mentalitet. Ideja se po dole që në 7 të mëngjesit për pazar i gjen më të freskëta gjërat, është legjendë urbane. Masa të rrepta ne, masa të rrepta qeveria, masa shumë të rrepta kryeministri dhe super masa të rrepta çdo qytetar. Ne do bëjmë tonën, siç ka filluar dezinfektimi me solucion, por nëse secili nuk bën të vetën, kjo pastaj nuk ka asnjë vlerë”, tha Veliaj, duke shtuar se rregullat e reja po funksionojnë në supermarketet e kryeqytetit.

Ai deklaroi se vetëm nëse do të vijojmë të ruajmë disiplinën në këtë periudhë, do të arrijmë të mbajmë nën kontroll këtë situatë. “Ne kemi parë dy modele në Shqipëri. Modeli i Shkodrës dhe modeli që ka funksionuar në vendet e tjera. Ku kishte rrumpallë dhe i futën një mendje të lehtë, u shtuan infeksionet; aty ku jemi sjellë me disiplinë dhe i kemi respektuar rregullat, aty ka funksionuar mirë”, u shpreh ai.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u kërkoi qytetarëve që të tregojnë përgjegjshmëri këto kohë, pasi në të kundërtën do të ketë dhe ashpërsim të mëtejshëm të masave.

“Duke qenë se në këtë moment e kemi menaxhuar situatën në mënyrë të tillë që javën tjetër, apo pakëz më tutje, të fillojmë të lehtësojmë deri diku kufizimet qoftë për qytetarët, qoftë për punonjësit, kjo do të thotë se duhet dyfish përgjegjshmëri për t’u kujdesur që të gjithë të respektojmë masat për shëndetin tonë, qoftë dhe për të tjetri. Do të ashpërsojmë dhe të gjitha masat nëse dikush papërgjegjshmërisht rrezikon apo kërcënon këtë që kemi arritur deri tani. Është bërë një menaxhim shumë i mirë dhe duhet të vazhdojmë deri në fund. Do të rrisim prezencën tonë”, tha Xhaçka.

Në të gjithë tregjet Bashkia e Tiranës vijon edhe me pastrimin dhe dezinfektimin.

Next Post
Zv.ministrja e Brendshme jep lajmin e mirë: Nëse ulet numri i të prekurve, ndryshon orari i lëvizjes

Zv.ministrja e Brendshme jep lajmin e mirë: Nëse ulet numri i të prekurve, ndryshon orari i lëvizjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In