• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijojnë ngricat dhe dëbora, ja rrugët ku duhen përdorur zinxhirë

by A R
19/01/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akset kombëtare rrugore janë të kalueshme normalisht në të gjithë vendin, ndërsa për shkak të reshjeve të borës në disa rrugë rurale ka ende vështirësi dhe kalimi bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë strukturat e Emergjencave Civile po punojnë për hapjen e disa rrugëve drejt fshatrave, që janë ende të bllokuara nga bora e rënë ditët e fundit.

QARKU DIBËR
Të kalueshëm me zinxhirë janë akset rrugore: Ura e Çerenecit–Steblevë (në vendin e quajtur Qafë Dragalic, Klenje), Lurë–Rrëshen (në vendin e quajtur Kraj, Lurë), Skuraj–Burrel–Qafë Bualli, Qafë Bualli–Krastë, Qafë Bualli–Peshkopi, Peshkopi–Kala e Dodës (Vasie), Muhur–Draj Reç, 3 fshatrat Lunar, Lukan, Kacni në Njësinë Administrative Selishtë, akset Ura e Çerenecit–Ostren–Trebisht, Ura e Qytetit–Zerqan, Klos–Xiber, Klos–Gurre dhe Burrel-Macukull. I bllokuar është aksi rrugor Peshkopi–Lurë. Po punohet për normalizimin e gjendjes pas mungesës së përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në bashkinë Dibër e Bulqizë.
Ndërsa në të gjithë Qarkun Dibër nuk ka pasur probleme me furnizim të energjisë elektrike.

QARKU SHKODËR
Të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre. Të kalueshme me zinxhirë: Tamarë–Vermosh (Malësi e Madhe), Hadroj–Qafë Benë (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Mali–Fierz (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Shllak (Pukë), Qafë Çelë–Pukë–Fushë Arrëz (Pukë), Bardhet–Kryezi (Fushë Arrëz), Shkodër–Bregu Lumit–Theth, Laç Vau Dejës–Qafë Çelë–Pukë, Iballë–Bardhet (Fushë Arrëz).
Pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult. Ndërsa në shkallë Qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

QARKU KUKËS
Akset rrugore nacionale Kukës, Has dhe Tropojë janë të kalueshëm pa zinxhirë. Të bllokuara në bashkinë Kukës janë akset rrugore në Njësinë Administrative Arrën, fshati Turaj (Topojan), dhe fshati Nimçe (Zapod), për të cilat po punohet për lidhjen me qendrën. Në Bashkinë Tropojë janë akset e fshatrave Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj të Njësisë Administrative Lekbibaj, fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, si dhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan. Probleme me energjinë elektrike janë shënuar në fshtrat fshatrat Kam, Çorraj, Zogaj, Kepenek (Njësia Administrative Bytyç).

QARKU KORÇË
I bllokuar është aksi Korçë–Dardhë, ku po punohet për hapjen e tij. Të kalueshme me zinxhirë akset: Korçë–Voskopojë, Ersekë–Leskovik, Liqenas–Dogana–Goricë, Korçë–Dogana–Kapshticë.

QARKU GJIROKASTËR
I bllokuar aksi rrugor i Njësisë Administrative Libohovë, drejt Zagories, ku po punohet për hapjen. Të kalueshëm me zinxhirë akset rrugore : Bënçë–Tepelenë, Kolonjë–Golem në Njësinë Administrative Picar (Gjirokastër).

QARKU VLORË
Qarkullimi në Qafën e Llogorasë e në Qafën e Muzinës kryhet normalisht dhe pa zinxhirë.

b.d

Next Post
Sekret i bukurisë së femrave skandinave: Një gotë ujë i ngrohtë…

Sekret i bukurisë së femrave skandinave: Një gotë ujë i ngrohtë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In