Vijojnë negociatat mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatëve të saj për një koalicion të mundshëm mes tyre.
Në selinë blu janë paraqitur aleatët e mundshëm të PD në zgjedhje.
Në selinë e Partisë Demokratike janë paraqitur njëri pas tjetrit kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Gjithashtu në selinë e PD është paraqitur edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.