• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijojnë largimet nga LSI, 4 këshilltarë bashkohen me PS, Bashkia Durrës kalon buxhetin

by A R
23/12/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Durrës kishte vendosur t’i bënte bllokadë Socialistëve duke bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak që kishte në rendin e ditës edhe miratimin e buxhetit të vitit 2018, por çuditërisht katër këshilltarë u paraqitën në mbledhje.

E për me teper duke votuar pro buxhetit me vlerë 48 miliard lekë, si edhe disa pika të tjera që ishin në rendin e ditës.

Grupi këshilltarëve të LSI dhe PD kishin vendosur të mos merrnin pjesë në mbledhjen e radhës që parashikonte kalimin e buxhetit, por katër votat e rrjedhura nga LSI i dhanë mundësi kalimit të tij.

Për votën pro të 4 këshilltarëve të LSI-së në këtë  mbledhje, pas saj,  ka reaguar Jeton Rexhmati, këshilltar i LSI-së dhe anëtar i komisionit të medias. Rexhamti tha se ne kemi pasur një vendim grupi për të mos marrë pjesë në mbledhje dhe nuk e kuptojmë se përse 4 këshilltarët në fjalë kanë marrë pjesë por për këtë do të ketë një mbledhje për të marrë masë ndaj tyre.

Megjithatë, Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar me 26 vota pro buxhetin e vitit 2018, ndërkohë që për këtë numër votash është dashur edhe vota e 4 këshilltarëve të LSI-së dhe një e PR. Mbledhja që kishte në rendin e ditës projektbuxhetin si dhe paktën fiskale është bojkotuar nga këshilltarët e partisë demokratike si dhe shumica e këshilltarëve të LSI-së.

Pas miratimit të projektbuxhetit kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se ky është një buxhet i balancuar që do ti vijë në ndihmë gjithë banorëve të Durrësit, pasi në të janë parashikuar investime në infrastrukturë dhe shërbime për qytetarët. Vlera totale e buxhetit të vitit 2018 është parashikuar në rreth 4.8 miliard lekë të reja.

Reagimi i Lefter Kokës

Sot Grupi i Keshilltareve te LSI mori vendimin mos te jene pjese e votimit te buxhetit 2018 per Bashkine Durres.Keshilltaret zgjidhen te perfaqesojne zerin dhe interesat e qytetareve dhe eshte detyre e tyre te ngrene zerin e kerkojne nje buxhet social, nje buxhet qe permbush nevojat bazike dhe imediate te qyetareve .Kete detyre morale ndaj qytetareve sot nuk e permbushen 4 nga anetaret e LSI ne Keshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skender Korriku. Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne!Ne buxhetin qe u votua sot u harrua se Bashkia ka nje siperfaqe 5 here me te madhe se ajo e 2015-es.Buxheti Bashkise Durres nuk mund te jete buxheti i 3 projekteve miliona eurosh!36 milione euro sot duhet te shkonin per familjet ne nevoje, per hapesirat e gjelberta te munguara ne kete qytet, per hapesira argetimi publike per femijet tane, per cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet , Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.Mijera banore ne Njesite Administative, zero buxhet per nevojat e tyre!Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin , asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi.Ky nuk eshte Durresi qe duam!/bw

Next Post
Rama sërish qëllon diplomatikisht

Rama sërish qëllon diplomatikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kosovë/ “Paga kalimtare”, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

June 23, 2026
Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

June 23, 2026
“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

June 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

June 23, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

June 23, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In