• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sërish qëllon diplomatikisht

by A R
23/12/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Manaj

Kur shikon reagimet pas votimit të Shqipërisë pro rezolutës  kundër Jeruzalemit, në nivelet e larta të politikamarrjes, kupton sesa pak sens realdiplomacie prevalon në ambjentet politiko-dipllomatike shqiptare.

Rama, si çdo politikan ka shumë të meta në politikën kombëtar, por thënë këtë në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë qeverisjes së tij, rrallë ka gabuar, për të mos thënë hiç fare.

Edhe në rastin e Jeruzalemit, diplomacia shqiptare, d.m.th Rama dhe qeveria e tij e ditës, qëlluan në shënjë dhe nuk ranë poshtë standartit të dinjitetit c’ka është tipari më shënjues i dipllomacisë shqiptare në vitet e fundit.

Ka një gjykim të cekët dhe shpesh profan se me këtë veprim Tirana i’u kundërvu Amerikës, e cila ka bërë aq shumë për shqiptarët dhe kombin tonë në dy shekujt e fundit.

E vërtetë është se ka bërë shumë, dhe po aq e vërtetë është se do vazhdoj të bëj sërish, pavarësisht se kush është në krye të administratës në një kohë të dhënë.

Shqipëria aspiron të hyjë në BE dhe në një plan afatshkurtër, dhe madje imediat, gjëja e fundit që do të donte të bënte, ishte të krijonte një diskordancë apo kundërvënie me Brukselin, i cili në bllok, votoj kundër me ndonjë përjashtim të rrallë si Rumania dhe Krocia, që abstenuan, vënde që “e kanë kaluar lumin”.

Do të kishte qënë vetëvrasëse, nëse Tirana do i kundërvihej tërë bllokut evropian në këtë pikë, aq më tepër në prag të hapjes së pritshme të negociatave me BE-në.

Në një aspekt më të gjërë, ka një konsistencë në qëndrimin dipllomatik historik të Shqipërisë në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, ku në rastet dërmuese Shqipëria prej dekadash ka ecur në një hap me dipllomacinë ndërkombëtare, përfshi edhe atë amerikane të kohrave të ndryshme.

Por kësaj here, botës, përfshi edhe Shqipërinë,  thënë jo dipllomatikisht, “ i ka zënë rrota bishtin” dhe i duhet te merren  me një president amerikan dhe administrate, që sillet si e përkohshme, dhe duhet të jetë e tillë, për hir të interesave afatgjata amerikane dhe globale të paqes dhe sigurisë.

Një president që edhe vetë elitën dipllomatike amerikane e vë në siklet me qëndrime dhe qasje dipllomatike alla “wild west”, sic ishte kërcënimi se “ne do mbajmë shënim ata që votojnë kundër nesh dhe u’a tregojmë ne qefin atyre kur të kërkojnë fonde e financimë amerikane”. E sikletshme kur mendon se vjen nga Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë.

Kjo është paraamerikane dhe paradipllomatike, e denjë për gangëster dipllomatik, e jo klas dipllomatik, që s’i ka munguar kurrë amerikanëve ndër shekuj.

Trump është president i Amerikes dhe ka shumë gjëra në dorë, por Amerika dhe institucionet e saj të dipllomacisë dhe sigurisë, besoj se nuk operojnë edhe pse nën direktivat e Trumpit, nën instikte inatcore dhe do i hapin luftë tërë botës.

Ata kanë interesa që shkojnë përtej presidencës së Trumpit.

Shqipëria u bashkua me shumicën e urtësisë dipllomatike botërore në këtë cështje, që nuk zgjidh dhe i ndihmon paqes së brishtë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Shqipëria padyshim është dhe do mbetet një aleate dhe partnere strategjike e Uashingtonit, edhe përtej Trumpit dhe Ramës.

Shqipëria nuk e ka prerë në besë Amerikën, as me këtë qëndrim, dhe Amerika nuk do e lerë në baltë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, edhe pas këtij votimi që në fund të fundit, edhe pse duket  e shtrenjtë në cmim, por po i bën mirë Amerikës të vij në vete, një mësim që ja dha tërë korpusi dipllomatik botëror Trampit.

Amerika nuk e ndryshoj qëndrimin e saj edhe kur Shqipëria hodhi poshtë demontimin e armëve kimike, si projekt ekskluzivisht amerikan, kur në atë botë u tha se do vinte ndëshkimi hynor.

As kur Rama tha ato që tha si shumica e liderve botëror kundër kandidaturës së Trumpit. Mbështetja e palëkundur pro reformes në drejtësi e konfirmon qëndrimin pro-shqiptar të Amerikës.

As Kosova nuk e pësoj nga këto qëndrime dipllomatike të Tiranës, edhe pse në Prishtinë përtej mirënjohjes për atë që kanë bërë amerikanët e britanikët për Kosovën, duket se e kanë hallin diku tjetër, sic e kanë reagimet e disave në Tiranë për shkak të SPAK-ut, kur i shkelin syrin në këtë cështje Uashingtonit  për nje ditë, dhe tërë vitin duan të minojnë politikën dhe dipllomacinë amerikane në Shqipëri.

Sa për mos-koordinimin me presidentin për qëndrimin shqiptar, padyshim, mire do ishte qoftë edhe formalisht një konsultim edhe pse dipllomacinë e ditës e formulon qeveria e ditës për shkak të mandateve të marra nga sovrani.

Pa harrur se Presidenti në Shqipëri është honorifik dhe nuk është se zgjidhet nga populli që të ketë një veto më të madhe në cështjet e dipllomacisë.

Dhe një gjë tjetër në mbyllje; Po mirë ne shqiptarët që qënkërkemi kaq axhami, paradoksalisht, sa shumica dërmuese e botës faktikisht, po atyre që u ka dal mjekra me punët e botës dhe kanë lidhje, ndërvarësira e detyrime më të mëdha me Amerikën, sic është Britania, që është trupi nga ka dale kombi amerikan, si ka mundësi që edhe ata votuan kundër.!!

Apo ata që qeverisin sot Londrën nuk kanë interesa tek Amerika dhe nuk kane lidhje më të forta me anën tjetër të Atllantikut, aq më tepër që duan te dalin   nga BE-ja, duke i hyrë oqeanit në këmbë!!!

A nuk kanë ata interesa më të mëdha aq më tepër që u duhet Trumpi për një marrëveshje ekonomike pas ikjes nga BE-ja, më shumë se kurrë në historinë e tyre?!!

E sërish edhe britanikët votuan kundër. Një arsye më shumë për të vlerësuar qëndrimin shqiptar në këtë pikë, që për mua është koherent dhe dinjitoz./Shqip

Next Post
Stresi me revole në Instagram, mesazh rivalëve

Rrëfimi ndryshe i Stresit, zbulon pse u quajt Arkimed...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

June 23, 2026
Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

June 23, 2026
SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In