• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijat e kuqe të padukshme dhe rreziku i një lufte globale

by A R
13/04/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aisha Ahmad, Daniel Douek*

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të qëlluar me 59 raketa Tomahouk Sirinë, po përshëndetet si një fitore ushtarake dhe morale, kundër regjimit brutal të Assadit” Senatori i Arizonës, John McCain, i cili e ka kritikuar fort Trumpin, tashmë e ka inkurajuar të përshkallëzojë bombardimet. Madje, edhe Hillary Clintoni e ka vlerësuar sulmin.

Megjithatë, nga një këndvështrim strategjik, largimi i papritur i Trumpit, prej politikës së tij të mosndërhyrjes në Lindjen e Mesme, është tepër i rrezikshëm. Me trupat, avionët dhe raketat ruse, si dhe një kontingjent të madh të trupave iraniane të vendosur në Siri, përshkallëzimi i papritur i sulmeve të SHBA, mund të shkaktojë lehtësisht, një luftë më të gjerë. Nuk është çështja të sulmosh, a të mos sulmosh. Ajo që ka rëndësi, është se amerikanët janë bërë rrezikshëm të paparashikueshëm.

Çdo gjë që ne dimë për marrëdhëniet ndërkombëtare, na mëson se kjo lloj paparashikueshmërie, është shkaku më i madh i luftës globale. Gjëja më e rrezikshme në lidhje me Z. Trump, është se as miqtë, as armiqtë e tij, nuk munden t’u japin kuptim sinjaleve të tij. Të qënit i paparashikueshëm mund të të ndihmojë të fitosh në një ring boksi, por në marrëdhëniet ndërkombëtare, kjo është një strategji humbëse. Çdo herë që një superfuqi dërgon mesazhe të përziera ndaj botës, rivalët e saj hutohen, bëjnë gabim llogaritë për lëvizjet e tyre të ardhshme, dhe e teprojnë. Rezultati është pashmangshmërisht një katastrofë.

Në Siri, ky problem ka filluar në vitin 2012, kur administrata Obama shpalli një “vijë të kuqe” për regjimin e Asadit, për përdorimin e armëve kimike. Në gusht 2013, Presidenti sirian Bashar al-Assad kreu një sulm me gaz kundër popullsisë së tij, duke sfiduar bllofin e ish presidentit Obama. Në vend të hyrjes në luftë, Obama bëri një marrëveshje të papritur me presidentin rus, Vladimir Putin, për të detyruar Assadin të tërhiqej nga armët kimike, si dhe të dorëzonte një pjesë të madhe të rezervave të tij.

Në këtë fazë, pavarësisht hezitimit të Obamës, edhe sirianët, edhe rusët pranuan sinjalin e SHBA, se armët kimike ishin jashtë tryeze. Këto sinjale më pas u ndryshuan në mënyrë dramatike, me administratën e re Trump. Gjatë gjithë fushatës së tij dhe muajt e parë të presidencës,  Trumpi në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të ngatërrohen në konfliktin sirian. Vetëm dy ditë para sulmit me gaz, administrata Trump përsëri rikonfirmoi, nëpërmjet ambasadores së saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley dhe Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, se nuk ishte duke planifikuar që të ndërhynte në Siri, dhe se rrëzimi i Assadit nuk ishte një prioritet për amerikanët. Në asnjë moment, administrata Trump nuk bëri të qartë se ka një “vijë të kuqe”, që regjimi i Assadit nuk duhej ta kalonte.

Duke besuar se amerikanët po hiqeshin mënjanë, regjimi i Assadit intensifikoi sistematikisht sulmet kundër rebelëve, gjë që e pati kulmin me një valë të re sulmesh vdekjeprurëse me gaz. Pastaj krejt papritur, teksa tmerri i publikut ndaj mizorive u shtua, Trumpi ndërroi mendje, dhe urdhëroi sulm me raketa kundër bazave siriane, brenda më pak se një dite. Trumpi deklaroi se Assadi jo vetëm se kishte shkelur “vijën e kuqe”, por kishte shkelur “shumë, shumë vija”. Ishte një tjetër ndryshim dramatik.

Trumpi ka insistuar prej kohësh se kur përdoret forca ushtarake, nuk është gjë e mençur që të zbulosh planin para goditës, me qëllim që armiku të mos jetë gati: Në një postim në Tuiter në 29 gusht 2013, ai shkruante se “nuk do të shkoj në Siri, por në qoftë se e bëj, do ta realizoj në befasi dhe nuk do të flas lartë e poshtë në media, si budalla”. Kjo është qesharake, sepse vijat e padukshme të kuqe janë të padobishme. Parandalimi ushtarak funksionon vetëm kur rivalët e dinë paraprakisht se ku janë hequr “vijat e kuqe”. Sulmi nuk ishte një veprim parandalimi. Ishte një reagim i vrullshëm.

Ka njerëz brenda administratës Trump, të cilët e kuptojnë rrezikun e shkaktimit pa dashje, të luftës së tretë botërore. Kjo është arsyeja pse sulmi u ekzekutua me raketa me rreze të gjatë, nga një distancë e madhe, pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë për sulmin e afërt, dhe pastaj sirianët evakuuan personelin e tyre nga zona. Por nuk ka asnjë dyshim, që ky ndryshim ka rritur gjasat, se lufta do të dalë edhe më tej jashtë kontrollit.

Sulmi dërgoi një sinjal të beftë se amerikanët mund të jenë sërish në lojë, duke garantuar kështu që rusët dhe sirianët do të forcojnë pozicionet e tyre të mbrojtjes. Sulmet ajrore mund të kenë kufizuar përkohësisht përdorimin e armëve kimike nga Assadi, por këta sinjale tashmë e bëjnë më të mundshëm përshkallëzimin.

Nëse SHBA vazhdon në këtë kurs paparashikueshmërie, do të jetë vetëm çështje kohe, përpara se të godasin një shënjestër ruse, apo vrasin trupa ruse. Ndërkohë, ka sfida serioze me Kinën dhe Korenë e Veriut. Armiqtë e SHBA po vështrojnë. Dhe ajo që shohin, është një president i hallakatur, që nxitet prej turfullimës dhe impulsit, dhe të cilit i mungon mprehtësia politike për të “lundruar” mespërmes këtyre konflikteve kompleksë.

*Aisha Ahmad është profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Torontos. Daniel Douek është profesor i shkencave politike në Concordia University dhe McGill University.

Pëkthimi: bota.al

Next Post
Fakte nga vjedhja e çmendur e zgjedhjeve të ’96 nga Berisha

Fakte nga vjedhja e çmendur e zgjedhjeve të '96 nga Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

November 14, 2026
Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

November 14, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In