• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijat e bardha, arroganca e këmbësorit dhe shoferët “gangsterë”

by Java News
27/05/2022 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Prof. Perlat Kapisyzi

Ka njerëz të cilët presin vijat e bardha për tju ngazëlluar edhe fizikisht prioritetit që përfitojnë nga mirësjellja dhe jo respekti dhe admirimi i të tjerëve.

Deri në momentin që ata çapisin në trotuaret bashkë me komunitetin bëjnë nje hecje mëse të zakonshme pse jo edhe të rëndomtë, rëndomësi që arrin në kufirin e të luajturit të rolit të” pengesës” për bashkëkëmbësorët të cilët mundohen të hecim me rritmin e domosdoshëm që ja përcakton angazhimi dhe ambicia që kanë.

Këta këmbësor “ pengesa” eglendisen në vorbullën e jetës duke të kujtuar për një moment lëvizjet pasive të kandilave drejtimi i të cilëve varet plotësisht nga dallgët apo valëzat e vogla të detit. Këta kandil përpiqen të shfrytëzojnë momentin- qetësinë e gënjeshtër të detit-oqean për të çliruar jashtëqitjen” djegëse” me pasojat përvëluese për këdo që i del përpara. Për një moment sa hap dhe mbyll sytë këto këmbësor “pengesa” e shohin veten tek vijat e bardha. Ka ndodhur mbrekullia.por jo ashtu kot fare .

Këta këmbësor “pengesa” kishin divizën e tyre të huazuar nga Darvini “ mbijeton jo ai që është më i mëncur por ai që përshtatet më shumë. Nga të zakonshëm kur askush nuk e kishte mëndjen tek ata, këta këmbësor të rëndomtë shndërohen në” personazhe Hollywood “.

Sa u takon këmba tek vijat e bardha ata si Zeusi marrin fuqi dhe mënçuri(duke Ju gënjyer mendja). Ngadalësojnë hapin, me shikimin drejt pa marr mundimin të shikojnë se kush po i respekton dhe jo më largqoftë të shprehin në një mënyrë ose tjetër respektin e ndërsjelltë, çapiten duke u lëkundur sa majtas djathas me trupqëndrimin sikur të kishin gëlltitur ndonjë kallam palme.

Vijat e bardha i dhanë atyre mundësinë të përjetonin atë që kishin ëndëruar duke u lëkundur nëpër shezllone apo zvaritur hijeve ndryshe nga disa të tjerë që kishin luftuar gjatë jetës për të merrituar atë përjetim. Këta “ këmbësor pengesa” shfrytëzonin cdo vijë të bardhë për të shprehur arrogancën në lëvizjet e trupit dhe përdredhjet e shpirti. Dhe këtë sjellje ata e quanin normale sepse ishin tek vijat e bardha të cilat i jepnin guximin e të paditurit dhe forcën e shpirtrave të varfër të endur nga djalli.

E keqja e shtyrë nga qëllime shumë të liga nëpërmjet vijave të bardha bënë dëme shumë të mëdha duke shkelur me këmbë të mirën që guxon të heci përkrah rastësisht. Shoferët e shohin këtë shfaqje cdo ditë, ata si qytetarë dhe pjesë e së mirës përpiqen të respektojnë vijat e bardha dhe nëpërmjet tyre edhe këmbësorët që kalojnë Këmbësorët respektohen prej vijave të bardha me ose pa mirësjellje.

Këmbësorët “pengesë” ndonëse nuk e merritojnë atë respekt edhe ata respektohen por kursesi me mirësjellje apo admirim. Me hapat e tyre çuditërisht ata bëjnë shpejt, shumë pisë bardhësinë e vijave duke shkaktuar pasiguri,konfuzion, zhgënjim dhe ndotje ambientale dhe morale.

Ashtu si këta këmbësor” pengesa “ ka edhe shoferë “ gangsterë” të cilët duke fërshëllyer gomat dhe frenuar mbi vijat e bardha shkaktojnë ndotje jo vetëm akustike por edhe panik shpirtëror deri në kufirin e neverisë . Këta “ shoferë” që drejtojnë gjithfar makinash përpiqen të përfitojnë nga frika e këmbësorëve “pengesë”. Ata ja u dinë pikat e dobëta, ata i njohin se sa shumë këta këmbësor luftojnë vetëm që të përfitojnë të mirat dhe privilegjet e vijave të bardha.

Dhe për një moment shikon situatat sesi arroganca qesharake , përqasjet dritëshkurtër tejet egoïste te këmbësori “pengesë” veniten, ai ndalon dhe i hap rrugën me përparësi makinave të shefave të tyre dhe të stacioneve televizive shoferët e të cilëve i shikojnë me përbuzje. Këmbësorët “ Pengesa” si pjesë e së keqes pranojnë lehtësisht çdo të keqe tjetër vetëm që ato të gëzojnë vërdallisjen në vijat e bardha.

Ata për hirë të vijave të bardha që u japin atyre pushtet mundohen që jo rallë herë jo vetëm të nxjerin nga vijat e bardha këdo që nuk i hap rrugë shoferëve gangster por edha ata vet të hecin përkohësisht jashtë vijave të bardha. Jashtë vijave të bardha për hir të vijave të bardha. Në këto momente ata nuk gëzojnë jo vetëm admirimin , jo vetëm respektin por as mirësjelljen e qytetarëve .

Next Post
VIDEO/ Këngëtarja e njohur shqiptare e pëson ‘keq’, rrëzohet në mes të skenës

VIDEO/ Këngëtarja e njohur shqiptare e pëson 'keq', rrëzohet në mes të skenës

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Vlerë e shtuar, në pamfletin mediatik, të shkronjësit të këtyre rradhëve, Perlat Kapisyzi.
    Ke ëndje ta këndosh. E përpin, e thith, si bleta nektarin dhe në subkoshiencë, ndjen shijen e pjalmit të porsa vjelë nga lulja e pemës frutore.
    Mbresëlënëse. Kuptimplote. Reale. Me ndjeshmeri të lartë, mbasi të gjithë ne, jemi edhe popull këmbësor, edhe shoferë, edhe objekt edhe subjekte të rrugës…
    Përshendes Perlat Kapisyzi.

    Lan XHABIJA

    Reply

Leave a Reply to Lan XHABIJA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In