• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vienë/ Pas një aksidenti automobilistik, humb jetën regjizori Federik Mirdita

by Java News
19/02/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Regjizori dhe drejtuesi i teatrit Federik Mirdita vdiq në spitalin e Vjenës për shkak të plagosjeve të rënda të marra në një aksident automobilistik disa javë pas 85-vjetorit të lindjes së tij. Kjo u bë me dije nga bashkëshortja Brigitte Hofer.

Mirdita u lind më 26 janar 1931 në Tiranë, u rrit në Grac dhe studio në Vjenë për teatër, psikologji dhe histori arti. Përvojat e para në fushën e teatrit i mblodhi në vitet ’50 në skenat e bodrumeve vjeneze. Në 1955 ai u punësua si drejtues i shfaqjeve të mbrëmjes dhe asistent i Herbert von Karajan në Operën Shtetërore të Vjenës. Në vijim Mirdita punoi si regjizor i lirë opere dhe teatri në gjithë zonën gjermanishtfolëse. Në 1964-1967 ishte drejtues i shfaqjeve në Braunshvajg dhe më vonë drejtor i operas në Linc.

Shkrirja e strukturave të ngrira

Pas një zgjerimi ndërkombëtar të karrierës së tij regjizoriale (me vënie në skenë mes të tjerash në Amsterdam, Buenos Aires, Nju Jork ose San Francisko) ai mori detyrën e drejtorit të Teatrit të Landit të Salcburgut dhe e mbajti atë deri në vitin 1986. Projekte inovative, që synonin të shpluhurosnin teatrin dhe t’i flisnin shtresave të reja të publikut, e ajrosën skenën në qytetin e Moxartit, por gjithashtu shkaktuan edhe sulme të ashpra. “Për mua ishte një eksperiment”, e përmblodhi Mirdita njëherë përvojën e tij me “shkrirjen” e strukturave të ngurta dhe të ngrira, “unë doja të dija, nëse është e mundur që në një teatër aq të vogël të mund të bëhet teatër që nuk është provincial. Dhe kam parë që është e mundur. Çasti më i bukur ishte kur në drejtimin e punës për shkrirjen, të shihja se si akulli thyhej. Çasti më i keq ishte, kur ktheja kokën pas dhe shihja se si akulli bëhej përsëri bashkë.

Më pas Mirdita punoi si regjizor i lirë. Si regjizori i parë austriak ai vuri një shfaqje në skenë në teatrin Bolshoi të Moskës. Tre të katërtat e mbi 180 punëve të tij regjizoriale i përkisnin operës. Më së shumti, “kokëshkëmbi shumë i talentuar” (cit.Der Spiegel) vuri në skenë “La Clemenza di Tito” të Moxartit (mes të tjerash në Vjenë, Salcburg, Paris, Napoli dhe Nju Jork). Përtej kësaj Mirdita punoi edhe si pedagog regjie në Seminarin Max Reinhardt në Vjenë.”

Next Post

Ferrari ndryshon ngjyrë, Mercedes e “konkurron”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

January 23, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

January 23, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

January 23, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Sherr në një lokal në Lezhë, kapet nga policia vëllai i Arben Ndokës

January 23, 2026
Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

January 23, 2026
Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In