• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vidovdani si kod mashtrues i politikave ekspansioniste serbe

by Emin Azemi
28/06/2021 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vidovdani i sivjemë mund të ketë një konotacion të posaçëm në atmosferën politike që po mundohet Beogradi ta instalojë, duke e përdorur si alibi, gjoja, rrezikimin e trashëgimisë fetare në dialogun e Brukselit. Bashkësia ndërkombëtare do t’i ketë lexuar tash më këto kode mashtruese te serbëve, kurse krerët shtetëror e politik të Kosovës nuk do të lejojnë që të bien në grackat e Beogradit, duke u futur në labirinthet e një dialogu ku mesjeta kishtare serbe projekohet si një Vatikan i ri që duhet të instalohet në tokën e Kosovës.

Nga Emin AZEMI

 

Festa e Vidovdanit, si gjithmonë, edhe sot do të shfrytëzohet nga propaganda Beogradit për të “dëshmuar” se Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë.

Edhe në të kaluarën, edhe sot, Serbia nuk e ka hallin tek dimensioni shpirtëror e human që transmetohet përmes fesë, por tek instrumentalizimi i fesë për politikën e saj ekspansioniste.

Kisha ortodokse ka qenë në shërbim të hegjemonisë serbe dhe ky rol po manifestohet sidomos muajve të fundit. Në dialogun Kosovë-Serbi, Kisha serbe është përfshi si një palë që ka synim dizajnimin e politikave të Beogradit kundrejt Kosovës.

Serbët e Kosovës sot në Graçanicë dhe në Gazimestan janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.

Patriarku serb Porfirije në liturgjinë e tij në Manastirin e Graçanicës, sot do të provojë edhe një herë të  integrojë fatalitetin serb në relievin e zhubravitur historik të mbushur me triumfalizma të sforcuar e krejt artificial.

Vetëm serbët humbjet i kthejnë në festa. Edhe kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Humbjet e serbëve në histori, nuk kanë qenë kurrfarë pengese që ato të shndërrohen në lajtmotiv vrastar për popujt tjerë. Kështu ndodhi edhe me kremtimin e  përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, kur ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq, reinkarnoi shovenizmin serb në politikat shtetërore hegjemoniste. Kulmi i këtij shovinizmi  u arrit me rrënimin e autonomisë së Kosovës, që ishte prologu i një fushate të përgjakshme kundër popujve tjerë të ish-Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-të.

Vidovdani i sivjemë mund të ketë një konotacion të posaçëm në atmosferën politike që po mundohet Beogradi ta instalojë, duke e përdorur si alibi, gjoja, rrezikimin e trashëgimisë fetare në dialogun e Brukselit.

Vuçiqi do të bëjë çmos që të aktroj rolin e viktimës, sepse ai është i vetëdijshëm se vetëm petku i viktimës ia mbulon trupin e agresorit të pandëshkuar për krimet e bëra nga pararendësit e tij, ku edhe ai ishte pjesë e të njëjtës falangë vrastare.

Bashkësia ndërkombëtare do t’i ketë lexuar tash më këto kode mashtruese te serbëve, kurse krerët shtetëror e politikës të Kosovës nuk do të lejojnë që të bien në grackat e Beogradit, duke u futur në labirinthet e një dialogu ku mesjeta kishtare serbe projektohet si një Vatikan i ri që duhet të instalohet në tokën e Kosovës.

 

Next Post
E rëndë në Tiranë/ Kalimtari dhunon gruan që lypte me fëmijët e saj në rrugë (FOTO)

E rëndë në Tiranë/ Kalimtari dhunon gruan që lypte me fëmijët e saj në rrugë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In