Mënyra si duhet të sillen gjyqtarët brenda dhe jashtë sallës së gjyqit, është formalizuar në një Kod të Etikës Gjyqësore, i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësore në prill të vitit 2021. Pjesë e tij është edhe parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje.
Përmes tij gjyqtarëve iu kërkohet të shmangin sjelljet e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tyre jetësore. Referuar përmbajtjes së videove të kryegjyqtares së Elbasanit, në rast se janë publikuar prej saj, duhet se janë cenuar së paku dy nga pikat e parimit që kornizon sjelljen e gjyqtarëve.
Në pikën e tretë të këtij parimi, Kodi Etik Gjyqësor përcakton se gjyqtari nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllim të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore.
Ndërsa në një pikë tjetër, brenda të njëjtit parim, në Kod nënvizohet se gjyqtari shfaq vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale.
Duke nënvizuar faktin se togat e zeza janë vazhdimisht në sy të publikut, sipas këtij Kodi, gjyqtari duhet të pranojë kufizime personale, që mund të shihen si të paarsyeshme për një qytetar të thjeshtë. TEMA