• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poli i Sigurisë Kibernetike, Rama: Do jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit

by A R
07/01/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilluan një vizitë në kantierin e ri e Polit të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë kibernetike.

I shtrirë në një sipërfaqe prej më shumë se 9 mijë metër katrorë, projekti i dytë i madh në fushën e mbrojtjes kibernetike pas Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, është një kompleks i madh godinash qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.

Pjesë e kompleksit që po ndërtohet do të jetë edhe Akademia Kibernetike, e cila vjen si nevojë për ngritjen e kapaciteteve në fushën e  sigurisë kibernetike.

“Parashikohet që këtu të ketë vendndodhjen dhe Akademia Kibernetike për të cilën ne tashmë kemi folur gjatë, duke qenë se Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm nisur nga vera e 2022 në sigurinë kibernetike, duke na rritur me 23 vende ne indeksin global të mbrojtjes kibernetike apo duke na dhënë dhe çmimin e parë në takimin global të institucioneve të mbrojtjes kibernetike.  Kështu që, duhet pasur parasysh që tashmë dhe nevoja që ne kemi për ngritjen e kapaciteteve në fushën e  sigurisë kibernetike na ka detyruar që të ngremë këtë akademi e cila do të jetë aktive, jo vetëm për ata që do të punojnë në ACESK por dhe ata që do punojnë në ASIG apo edhe ata që punojnë në inteligjencën financiare. Holli është parashikuar që të jetë një holl modular, i cili do ndryshojë sipas eventeve që do të ketë aty dhe do të  jetë i përdorshëm nga të tre institucionet që janë parashikuar për të qëndruar brenda kësaj ndërtese.” – u shpreh Zv/Kryeministrja Balluku.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se kjo godinë është shumë e rëndësishme për vetë aktivitetin që kryhet brenda saj dhe inkurajoi për përfundimin e punimeve edhe më herët se afati i parashikuar.

“Kompaninë e kemi ‘shalqi me provë’ dhe kam shumë besim që do të bëhet jo vetëm punë shumë cilësore, por edhe në afat. Afati i përfundimit është për 18 muaj, por mbase edhe nga eksperienca me ju, edhe më shpejt mund të mbyllet. Është shumë e rëndësishme për ne kjo godinë, se faktikisht është një godinë me standarde të sigurisë së lartë, për vetë aktivitetin që kryhet brenda saj, qoftë nga agjencia e mbrojtjes kibernetike që siç e tha dhe zëvendëskryeministrja, ka marrë një rëndësi të veçantë, por dhe ka bërë përparim të konsiderueshëm dhe së fundmi është pajisur me një teknologji të fjalës së fundit që na vë realisht në vendet e larta të klasifikimit në Europë për mbrojtjen, qoftë për klasikun që merret me të gjitha të dhënat gjeohapësinore të vendit, dhe qoftë për Agjencinë e Inteligjencës Artificiale që ka një punë shumë të ndjeshme për shkak të sensibilitetit të të dhënave që lidhen me transaksionet financiare dhe që është një agjenci kyç qoftë përsa i përket daljes së Shqipërisë nga lista gri, qoftë sa i përket gjithë përpjekjes për të luftuar me evazionin, por në radhë të parë me paratë që vijnë nga veprimtaritë kriminale. Kështu që, realisht është një godinë me shumë rëndësi dhe ka një pozicion shumë të favorshëm besoj, se është dhe e shkëputur, por dhe afër qendrës edhe përsa i përket trafikut, por edhe si fazë e parë e asaj që vjen nga mbrapa për të ndërtuar më tej standarde të reja për gjithë pjesën e akademisë, policisë dhe akademisë së sigurisë.” – u shpreh Kryeministri.

Ky projekt madhor po zhvillohet përgjatë Unazës së Tiranës, në rrethrrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial.

Next Post
Tre akuza për Ilir Metën, avokati i tij zbulon detaje nga takimi në Drejtorinë e Policisë

Meta dy orë e gjysmë para SPAK, Gjokutaj: U pyet vetëm për lobimin në SHBA! Donte të...

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    A e di Rama dhe Balluku, se karshi, jo më shumë se 100 metër, ndodhet ambasada Ruse ?
    Vetëm kaq.
    Mos po ikën investimi për lesh….

    Reply
  2. Vëllai i Naim Beut. says:
    2 years ago

    Sugjerim.
    Aty ku është SOT, policia bashkiake në Sauk (ish brigada tankeve) ngjitur me një gardh ndarës me shkollën e policisë së Min.P.Brendeshme, aty të konceptohet e ndertohet kjo që po don të bëjë qeveria me Ramën në krye.
    Policinë Bashkiake, çojeni aty në gojë të ambasadës Ruse, se nuk ngre kandar, por jo gjithë SIGURINË e vendit, e vendos një pordhë larg rusëve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Regjimi iranian nuk gjen qetësi, ekzekuton dy protestues të rinj

July 28, 2026
Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

July 28, 2026
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

July 28, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

July 28, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Protesta, Rama dhe shumica e shqiptarëve që nuk janë në protestë!

July 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A doni vërtetë ndryshim: E kemi para syve!

July 28, 2026
Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

July 28, 2026
Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!

Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!

July 28, 2026
Marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA, Vengu: Financimi më i madh në historinë e mbrojtjes

Marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA, Vengu: Financimi më i madh në historinë e mbrojtjes

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com