• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/Skema 3D e atentatit mafioz në Sukth. Ja si u vranë Dalipaj dhe Dautaj

by Java News
26/04/2017 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj ditën e djeshme humbën jetë nga një atentat në makinën tip Audi S8.
Dautaj ishte në timon dhe u gjet i mbështetur në sedilje, me kokën e anuar në të djathtë. Ndërsa ish –shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës, i përmbysur në drejtim të shoferit.

Pamjet tregojnë se ata kanë marrë goditje të shumta. Shenja të plumbave ka në dyer e në kroskotin e makinës, që pas breshërive doli nga rruga dytësore pranë Sukthit dhe përfundoi në autostradë.

Burime nga grupi hetimor bënë se dy makina dyshohet të kenë marrë pjesë në planin për ekzekutimit të dy të rinjve.
Një BMV X5 i ka ndjekur sapo kanë dalë nga një servis, rreth 100 metër larg vendit të ngjarjes. Ndërsa një makinë tjetër dyshohet se i ka prerë rrugën Audit S 8, një prej makinave më të shpejta të viteve të fundit.

Një person nga BMV –ja që i është afruar në parakalim në drejtimin e lëvizjes Tiranë – Shijak, dhe ka qëlluar një karikator kallashnikovi.

Policia gjeti 32 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Pas daljes se Audit nga rruga, BMV-ja me ngjyrë të zezë, sipas disa dëshmitareve, ka vazhduar rrugën me shpejtësi në drejtim të Shijakut, ndërsa makina tjetër në drejtim të Tiranës, në rrugën dytësore.

Pak momente përpara atentatit Dalipaj dhe Dauti, sapo kishin dalë nga një servis makinash rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes.

Bashkë me ta kanë qenë edhe dy vajza, me një Smart. Ato janë identifikuar dhe janë marrë në pyetje nga policia, së bashku me punonjësit e servisit. Kanë treguar se i njihnin viktimat dhe se kishin kërkuar ndihmën e tyre për të rregulluar makinën dhe për ta kaluar në kolaudim.

Ndërsa punonjësit treguan vetëm se kishin dëgjuar të shtëna armësh pak pas largimit të dy të rinjve.
Policia gjeti në makinën e viktimave një pistoletë dhe rreth 7 mijë euro, 5 mijë në portofolin e ish –oficerit të policisë dhe 2 mijë në atë të Dautajt.

Hetuesit kanë sekuestruar materialet filmike të 7 bizneseve të zonës dhe po kërkojnë të tjera në përpjekje për të identifikuar autorët.

Pistat e hetimit mbeten dy: Dyshohet se shënjestër e atentatit të ketë qenë Juxhin Dautaj. Kjo për faktin se shumica plumbave janë krahun shoferit që ishte pikërisht Dautaj. Ai ishte dënuar për vrasjen e Fation Banit në Vlorë me 24 vjet burg, por ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata e Apelit. Dyshohet gjithashtu të jetë përfshirë edhe në një vrasje në Shijak një vit më parë.

Pista tjetër është ajo e ekzekutimit të Ervin Dalipajt për llogari të vrasjes së Gazmend Çollakut, 15 muaj më parë. Ai ishte shpallur në kërkim, ndërsa miku i tij Denis Shtraza është arrestuar dhe po gjykohet. Për shkak të dyshimeve për lidhje mes dy ngjarjeve, hetimi edhe për vrasjen e dyfishtë është marrë përsipër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. /TV Klan/

c.a
Next Post
Objektet shtetërore të zëna nga qytetarët do të privatizohen

Objektet shtetërore të zëna nga qytetarët do të privatizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In