• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEOSKANDALI/Reagon Partizani: Duhej të ndermerrnin hapa ligjorë ndaj rivalëve

by Java News
11/05/2017 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ishte ai që u shfaq para gazetarëve në përfundim të ndeshjes ndaj Laçit, në vend të trajnerit Sulejman Starova. Ai theksoi se ekipi do të vazhdonte të luftonte, ndërsa e komentoi si tolerim faktin që drejtuesit e klubit nuk kishin ndërmarrë hapa ligjorë ndaj rivalëve për videoskandalin e shpërthyer së fundmi.

Një ndeshje që sfumoi ëndrrën e titullit apo jo?

Tani, u zbehën pak shanset, por ne do vazhdojmë luftën deri në fund, të marrim edhe këto tre ndeshje 9 pikë dhe të shpresojmë që të gabojnë skuadrat që janë sipër nesh.

Si mund të pretendohen 9 pikë kur nuk u morën 3 me Laçin që lufton për mbijetesë?

Ky është futbolli, prandaj është i bukur sepse kush vjen për një pikë e ka më të lehtë se ne që duam ta marrim fitoren me patjetër. Pastaj edhe ne patëm shanset tona, sot ishim edhe të pafat, sidomos në sekondat e fundit, një shtyllë e brendshme që mund të ndryshonte fatin tonë.

Si ka mundësi që përsëritet historia në ndeshjet e fundit me Partizanin?

Më duket si histori e përsëritur, edhe vjet me Bylisin e njëjta histori. Por besoj se deri tani ne kemi ruajtur entuziazmin, jemi bashkuar, jemi grup, vazhdojmë stërvitjen. Të besojmë deri në fund, në këtë aspekt, harmonia vazhdon në skuadër.

A ndikon te Partizani edhe mendimi që rivalët luajnë jashtë fushe?

Nuk të jap dot përgjigje për këtë. Dua të them që gjithçka varej nga ne, ne i patëm mundësitë tona, sidomos në pjesën e parë.

A ka ndikuar për keq ajo videoja që ka dalë sot?

Presidenti i ynë është treguar pak zemërgjerë në këtë situatë. Ndaj ne jemi skuadër e madhe se dimë edhe të tolerojmë, vazhdojmë të luajmë me këmbët tona deri në fund.

Ju vazhdoni të thoni se luani ndershëm…

Po patjetër, ju e shihni vetë, nëse nuk e shihni edhe këtë si futboll të ndershëm, çfarë do të jetë i tillë.

Ndërsa të tjerët shfaqen me video…

Patjetër, po këto janë gjëra që nuk më përkasin, unë përqendrohem vetëm te fusha.

Në fushë, lojtarët nuk e zgjidhën situatën…

Episodet bëjnë diferencën se në momente të caktuara lojtarë si Ekuban e Sukaj, mund ta kishin zgjidhur, edhe rasti i Bathës. Por e përsëris dhe e theksoj se ky është futbolli.

c.a

Next Post
Punonjësit mbipeshë, shefi kinez ofron bonus financiar për çdo kilogram të humbur

Punonjësit mbipeshë, shefi kinez ofron bonus financiar për çdo kilogram të humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com