Një tjetër zjarrvënës është kapur këtë herë nga Policia në Vlorë.
Policia thotë se 26-vjeçari është kapur pasi kishte ndezur zjarr në fshtin e Radhimës. Në video duket momenti kur ai tenton të largohet me vrap, por polici arrin ta prangosë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë.
U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, vihet në pranga 26-vjeçari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa











