• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Videolajm/ Në “kryeqendrën” e virusit “zika”

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemia e virusit Zika është duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë në Brazil. Pika e re qendrore është vetëm dy kilometra nga aeroporti, nga i cili në më pak se gjysmë viti do të zbresin disa nga atletët më të njohur të planetit dhe më shumë se gjysmë milioni turistë, raporton Daily Mail.

Favela Complexo da Mar, është një nga qytetet më të mëdha të varfra në Brazil. Favela që shtrihet në më shumë se 5.000 kilometra katrorë, ndodhet në afërsi të autostradës që qon në aeroport. Nga aeroporti legjendar Marakana, në të cilin do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike është vetëm 22 kilometra larg.

Pikërisht në këtë vend, virusi Zika është duke u përhapur me shpejtësi të pabesueshme, kurse masat paraprake janë pothuajse të pamundura për t’u ndërmarrë. Banorët e këtij qyteti i vizitojnë disa inspektorë shëndetësorë. Puna e tyre është që të shkojnë çdo ditë derë më derë, dhe t’iu shpjegojnë banorëve të Complexo da Mar mbi mënyrat me të cilat mund të mbrohen ata.

Tani për tani, nuk ekziston kurrfarë mbrojtje absolute. Por ekspertët sugjerojnë që të mos dilet nëpër rrugë pa mëngë të gjata apo pantallona dhe çorape, dhe assesi të mos zbulojnë pjesë të mëdha të lëkurës. Megjithatë, pavarësisht gjitha paralajmërimeve numri i të infektuarve në këtë pjesë të Rios po rritet në mënyrë të shpejtë, sa që çdo ditë raportohet për 60 persona me simptoma të virusit.

“Jemi duke bërë të pamundurën të informojmë njerëzit për rreziqet dhe mënyrat me të cilat mund të mbrojnë veten, por kam frikë se gjitha këto masa preventive janë disi të pakta dhe të vonuara. Nëse autoritetet dëshirojnë të ndalojnë epideminë e Zikës në Rio, duhet të bëjnë më shumë”, ka deklaruar një prej inspektorëve shëndetësor.

Në Complexo de Mar, jetojnë më shumë se 130.000 njerëz. Në disa pjesë të këtij qyteti është pothuajse e pamundur hyrja, pasi kontrollohen nga shpërndarësit e drogës dhe mafia që janë të armatosur dhe patrullojnë rrugëve. Por se sa është serioze situata në Favela flasin më së miri statistikat, ku vetëm gjatë javës së kaluar kanë lindur dhjetë foshnje me mikrocefalin të shkaktuar nga virusi Zika.

Shifrat e fundit tregojnë se mikrocefalini është konfirmuar tek 404 foshnja, edhe pse dyshohet se ky numër është shumë më i lartë. Edhe pse në shumicën e rasteve deformimet në formë dhe madhësi të kafkës janë të dukshme, mikrocefalini nuk do të duhej të manifestohej në këto forma. Megjithatë, ajo çfarë është e sigurt është se fëmijët të cilat kanë këtë diagnozë, kanë vështirësi mentale dhe probleme në zhvillim dhe për këtë kërkohet kujdes i veçantë.

Rasti i parë i këtij virusi, është regjistruar në Afrikë në fund të viteve të 40-ta. Ende nuk dihet se si ka ardhur Zika në Brazil, edhe pse disa zyrtarë lokalë thonë se është e mundur që ta kenë sjellë vizitorët e kampionatit botërorë të futbollit në vitin 2014.

Next Post

Dyshohet se përdorej për trafik droge, bllokohet skafi në brigjet e Adriatikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

September 15, 2026
Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

September 15, 2026
Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

September 15, 2026
“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

September 15, 2026
“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

September 15, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me 8 institucione: Analizë e thelluar pasojave dhe qëllimit!

September 15, 2026
Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

September 15, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Me dyer të mbyllura dhe pa përfaqësim palësh! Seanca për Erion Veliajn, trupa e Gjykatës së Lartë futet në Dhomën e Këshillimit, ja procedura

September 15, 2026
Deklarata e fortë e Manjanit: Në dosjet belge ka dëshmi të personave…

Darka e Lucës

September 15, 2026
Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com