• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEOLAJM / Militanti i Berishës iu hodhi molotov, kameramanët bojkotojnë zyrtarët e ‘Rithemelimit’

by A R
01/06/2024 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si rrallë herë, me një vendim të unifikuar, operatorët e mediave në shenjë proteste lanë kamerat dhe refuzuan të filmojmë e tu drejtojnë mikrofonat deputetëve të Rithemelimit, të cilët u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me SPAKU-n, teksa jepej masa e sigurisë, për të mbështetur një militant të dhunshëm që rrezikoi jetën e tyre dhe të gazetarëve në protestën e 28 majit para bashkisë së Tiranës.

Klevis Balliu, djali i botuesit të gazetës 55, Fahri Balliu, dhe deputetët Bledion Nallbati e Elda Hoti u shfaqën në gjykatë për të përkrahur Sokol Bushkolajn, 49-vjeçarin nga Thumana të arrestuar për episodin skandaloz të hedhjes së bombave molotov ndaj mediave që ndiqnin tubimin e nëntë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë për dorëheqjen e kryebashkiakuat Erion Veliaj.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2024/06/Mbrojten-protestuesin-e-molotovitProtesta-e-rralle-e-operatoreve-kunder-perfaqesuesve-Rithemelimit.mp4

Operatorët e mediave bojkotuan të filmojnë planet e përfaqësuesve të fraksionit të Rithemelimit prezent në Gjykatë për personin që hodhi molotov të martën nën këmbët tyre në krye të detyrës

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e përshëndeti këtë akt proteste dhe inkurajoi çdo punonjës të mediave të solidarizohet dhe të bëhen bashkë kur ata cënohen fizikisht dhe verbalisht.

Rithemelimi në bllok në disa reagime të mëparshme, jo vetëm që nuk mbrojti mediat, por doli në krah të protestuesit të dhunshëm, e madje sulmuan edhe shoqatat e gazetarëve që reaguan ashpër.

Në seancën që mbajti me dyer të mbyllura, gjyqtarja Marinela Osmani, refuzoi praninë e përfaqësuesve të Rithemelimit dhe caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sokol Bushkolajt, edhe pse Prokurori Arben Agovi, kërkoi të qëndrojë në qeli. Avokati pretendoi se Bushkolaj ditën e protestës ka qenë në Tiranë, por jo në tubim, dhe tha se nuk është ai personi i maskuar me molotov.

Policia e Shtetit i referoi në prokurori materialet procedurale edhe me veprën e “vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, bazuar në faktin që me vetëdije dhe qëllim protestuesi lëshonte molotovët në drejtim të vendit ku ishin pozicionuar gazetarët dhe operatorët në protestë. Por Prokuroria e hoqi këtë vepër, dhe kërkoi arrest në burg vetëm për “shkatërrim të pronës me zjarr”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse”.

49-vjeçari Bushkolaj, i hetuar edhe më herët për dhunë në protestë dhe me masë “detyrim paraqitje” u filmua teksa hidhte si të ishin lule, të paktën 2 bomba molotov në drejtim të gazetarëve dhe operatorëve të cilët po transmetonin pamjet nga protesta.

Për ngjarjen e rrezikshme që ngjalli panik edhe në mesin e vetë protestuesve, nuk pati asnjë reagim për ndalje të dhunës nga politikanët që mbanin fjalë në protestë. Të vetmen thirrje e bëri policia e Shtetit me megafon.

shqiptarja/a.r

Next Post
Hungarezët drejt Vjenës për një jetë më të mirë

Hungarezët drejt Vjenës për një jetë më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In