Një ngjarje e denjë për një skenë filmi aksion ka ndodhur në Brazil. Katër persona të armatosur deri në “dhëmbë” kanë marrë peng në shtëpinë e tij drejtorin e një banke dhe më pas e kanë çuar atë në degën e bankës për të grabitur.
Policia arriti të reagojë në kohë dhe ka bërë të mundur deri tani të vërë në pranga dy nga autorët. Mediat në Brazil shkruajnë se ngjarja nisi në mbrëmjen e së enjtes ku katër personat e armatosur shkuan në shtëpinë e drejtorit të bankës.
Një video është bërë virale në internet e momentit kur një efektiv policia tenton të qetësojë drejtorin e bankës, i cili është ende me bombën e vendosur në gjoks
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa të lënduar dhe me dy nga grabitësit e arrestuar.
/s.f