• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hapja e urës së Ibrit, serbët: “Kurti po na provokon”! Paralajmërojnë trazira

by Java News
29/04/2023 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e këshillt të bashkiak të Mitrovicës së Veriut i dhanë dritën jeshile kërkesës për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka pasur asnjë reagim ndaj këtij vendimi të autoriteteve lokale. Gjashtëmbëdhjetë anëtarët e këshillit të kësaj komune u  zëvendësuan dhjetorin e vitit të kaluar, pasi këshilltarët e mëhershëm dhanë dorëheqjen si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet në veri, në shenjë proteste me vendimin e Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut ishte vetëm një anëtar serb, Dushan Millunovic. Ai votoi kundër kundër kërkesës për hapjen për qarkullim të urës mbi Ibër. Pas luftës në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe.

Sot, ato janë dy komuna të veçanta. Kjo urë ka qenë ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Palët kishin rënë dakord që ajo të ishte e hapur për qarkullim, por kjo praktikë nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët. Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e konsideroi të paligjshëm vendimin e fundit dhe paralajmëroi se kjo lëvizje do të rezultojë me incidente.

“Ura, ku kanë ndodhur më shumë se 1.000 sulme me motive etnike nga jugu në veri, është simbol i vuajtjes së popullit serb dhe synimi i Prishtinës është që dëbojë serbët e mbetur nga i vetmi mjedis urban ku ata kanë mbijetuar në një numër më të madh”, thuhet në reagimin e kësaj partie që ka mbështetjen e Beogradit.

 

/s.f

Next Post
Ngjela: Sulmi kibernetik nga Irani, në favor të Shqipërisë. S’më duhen fantazitë e katundarëve politikë! Kjo çështje tregoi se…!

Ngjela: Berisha i ‘bie në qafë’ vendit me 'non grata' mbi supe! PD ka figura të mëdha në perëndim, por s'i bashkohen prej tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

August 22, 2026
Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

August 22, 2026
Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

August 22, 2026
Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

August 22, 2026
Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

August 22, 2026
Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

August 22, 2026
Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

August 22, 2026
 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

August 22, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

CONCACAF i kërkon Infantinos që të mos marrë pjesë në turneun e Republikës Dominikane: Prania juaj…

August 22, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Kamera e sigurisë filmoi vrasjen e turistit portugez në Ksamil! Dosja e Prokurorisë: 20-vjeçari u fut në det për të shpëtuar, Vata e goditi për…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com