• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Je i sigurtë se fiton zgjedhjet me “qeveri teknike”?

by Artur Ajazi
24/12/2024 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E bëtë “qeverinë teknike” në 2017, dhe çfarë fitove ? I more ca poste ministrore, të cilat i ktheve në “kocaqe”, aq sa disa prej atyre që bëre ministra, nuk donin të dorëzonin detyrën, pasi i dukej sikur kishin lindur atje, në kolltukun e rehatshëm. Tani kërkon sërish “qeveri kujdestare”, apo teknike, quaje si të duash. Zoti Berisha, fitorja në zgjedhje, gjithmonë nuk kushtëzohet nga krijimi ose jo, i qeverisë teknike. Ajo është thjesht një procedurë “e panevojshme” që disa vende e përdorin, në raste të veçanta krizash. Tek ne nuk ka krizë, nuk ka mosbindje civile (pasi shumica e shqiptareve nuk i binden thirrjes tuaj) nuk ka pakënaqësi popullore, dhe asgjë tjetër, që të përligjë krijimin e një strukture parazite siç është “qeveria teknike”. Nga ana tjetër, a jeni i sigurtë zoti Berisha, se me qeveri teknike, do të fitoni zgjedhjet e 2025 ? A jeni i sigurtë se, shqiptarët do të “ndalin trenin expres” drejt zhvillimit dhe Europës, dhe do t’ju votojnë ju ? Protestat e fundit nga opozita e përfaqesuar vetëm nga Partia Demokratike, po na tregon shumë, lidhur me ç’ka përfaqëson, dhe ç’ka kërkon ajo forcë politike. Jeni i sigurtë zoti Berisha, se me “qeverinë teknike” (jam i bindur se ju, nuk e doni fare krijimin e saj) do të rrisni “aksionet elektorale” ? Druaj se do të ndodhë e kundërta, siç ka ndodhur. Politika në 2024, nuk mund të  bëhet si në 1996, apo dhe 2001. Në këto 12 vite opozitë, kontributi juaj lidhur me rritjen, zhvillimin dhe arritjen e sukseseve në Shqipëri, mbetet thuajse Zero. E nisët keq rrugëtimin tuaj si opozitë qysh muajt e para të 2013, dhe e vazhduat “rrakapjekthi”, duke  ardhur deri sot në pikën më kritike si forcë politike. Rruga që keni zgjedhur për të bërë opozitën, mbetet  “rrugë qorre”  dhe nuk të shpie gjëkundi. Duke i fryrë krahinalizmit, apo dhe fenomeneve të tjera absolutisht të patolerueshme për një politikan me përvojë si ju, nuk po bëni asgjë tjetër, veçse synoni të ndani shqiptarët, në Veri dhe Jug. E tentuat ta bëni këtë, edhe kur ishit në pushtet në 1992 deri 1996, po ashtu edhe kur rierdhët në pushtet në 2005 deri 2013. Politika është talenti i lindur, dhe nuk të toleron kur del nga vetja. Politika është virtyt i njeriut fisnik, që edhe pse di, mëson çdo ditë nga pak, derisa të arrijë majat. Opozita nuk bëhet në kryqezime rrugësh, dhe në sheshe ku veç shajnë dhe fyejnë. Ajo  bëhet  në Parlament, madje edhe me protesta, kur ato kanë gjithë arsyen e logjikshme. Siç u mblodhën në Beograd, mendoj se nuk do t’ju mblidhen kurrë ju mes Tiranës. Dhe e di pse ? Sepse nuk duan të kthehen më në epokën e “gurit”, dhe atyre që drejtonin zyrat e shtetit me zinxhira floriri në duar dhe qafë. Ndaj, mendoni një rrugë tjetër, për të bindur të paktën mbështetësit tuaj  “gri”, të cilët po largohen nga rradhët e partisë zoti Berisha. Hape partinë, hapi zyrat, hapi dhe njerëzit, dhe mos i ndaj ata në Veri-Jug, dhe do të bindesh se deri sot, ke qenë i gabuar.

Next Post
“Qeveria teknike do të futet në Kushtetutë”/ Çfarë paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Sot Tirana në duart e qytetarëve!

Berisha pas protestës së djeshme: Narkopolicët na e bënë Gjekmarkajn për spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

October 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

October 19, 2026
Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

October 19, 2026
Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com