Vora, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, po përmbyll me sukses, faza të ndryshme të procesit të rindërtimit, në kantierin e madh të Rilindjes Urbane, ku aktualisht po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para, me 405 apartamente, njësi shërbimi në të dyja anët e aksit të ri tregtar, shkolla të reja e hapësira të gjera publike.
Kryeministri Rama vijoi sot inspektimet në Vorë, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Blerim Shera.
“Kompleksi këtu është me madhësi rreth 101 apartamente, janë të ndara me 5 komplekse. Tutje kemi shkollën e rindërtuar 9-vjeçare, ndërkohë shkolla e mesme “Isa Boletini’’ është rreth përfundimit dhe besoj se rreth dhjetorit përfundon. Kemi edhe kopshtin publik.
Pra janë të gjitha të reja, kopshti, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi “Isa Boletini”. – shpjegoi kryetari i bashkisë teksa shtoi se “shkolla 9-vjeccare ka dalë model, super e sistemuar, e arreduar 100%.”
Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, duke theksuar se falë programit të rindërtimit, tërmeti u kthye në një mundësi për transformim total.
Nderkohe qe kryeministri dhe përmes një postimi në Facebook shkruan se në këtë kompleks do të jenë 405 apartamente shkolla dhe hapësira të gjera publike.