• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO+FOTO/ Rama inspekton punimet në Vorë: Aty ku tërmeti u shndërrua në një mundësi për transformim total

by Java News
12/09/2023 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vora, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, po përmbyll me sukses, faza të ndryshme të procesit të rindërtimit, në kantierin e madh të Rilindjes Urbane, ku aktualisht po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para, me 405 apartamente, njësi shërbimi në të dyja anët e aksit të ri tregtar, shkolla të reja e hapësira të gjera publike.

Kryeministri Rama vijoi sot inspektimet në Vorë, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Blerim Shera.

“Kompleksi këtu është me madhësi rreth 101 apartamente, janë të ndara me 5 komplekse. Tutje kemi shkollën e rindërtuar 9-vjeçare, ndërkohë shkolla e mesme “Isa Boletini’’ është rreth përfundimit dhe besoj se rreth dhjetorit përfundon. Kemi edhe kopshtin publik.

Pra janë të gjitha të reja, kopshti, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi “Isa Boletini”. – shpjegoi kryetari i bashkisë teksa shtoi se “shkolla 9-vjeccare ka dalë model, super e sistemuar, e arreduar 100%.”

Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, duke theksuar se falë programit të rindërtimit, tërmeti u kthye në një mundësi për transformim total.

Nderkohe qe kryeministri dhe përmes një postimi në Facebook shkruan se në këtë kompleks do të jenë 405 apartamente shkolla dhe hapësira të gjera publike.

“Vorë – Në kantierin e madh të Rilindjes së Vorës, ku pas tërmetit shkatërrues dhe zgjidhjes së mundimshme të nyjeve të pafundme të pronës për hapjen e një sheshi të madh ndërtimi, po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para, me 405 apartamente, njësi shërbimi në të dyja anët e aksit të ri tregtar, shkolla të reja e hapësira të gjera publike”, shkruan Rama. /m.j

Next Post
CMG-ja, një personel mbi 4 500 veta për transmetimin e Lojërave Aziatike

CMG-ja, një personel mbi 4 500 veta për transmetimin e Lojërave Aziatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com