• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO+FOTO/ Nga shtimi i klasave dhe i laboratorëve, tek fushat sportive. Ja si do jetë shkolla e re “Sami Frashëri”

by Java News
26/06/2020 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërtuar në vitet ‘60, gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë është një nga shkollat e para që do të rindërtohet pas dëmeve të rënda që pësoi në kolonat mbajtëse nga tërmeti i 26 Nëntorit. Godina e re që do t’i japë fund edhe mësimit më 2 turne, do të jetë një shkollë me mjedise shumë herë më të mëdha e kushte të përshtatshme për një proces mësimor brenda të gjithë parametrave të një shkolle evropiane.

Ambientet e godinës së vjetër të shkollës përfshinin 38 klasa me kapacitet 38-39 nxënës secila dhe një numër total nxënësish prej 1452. Ndërkohë, projekti i propozuar parashikon një kapacitet prej 49 klasash me nga 30 nxënës secila dhe një klasë me 24 nxënës, duke arritur kështu në një numër total nxënësish prej 1494.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe laboratoreve që do të ndihmojnë nxënësit në përvetësimin e dijeve edhe në praktikë.

Godina ka pasur 4 ambiente laboratorësh me sipërfaqe që variojnë nga 36 m2 deri në 80 m2. Projekti i ri parashikon ndërtimin e 7 laboratorëve me sipërfaqe që variojnë nga 40 m2 deri në 100 m2; përkatësisht për lëndët kimi, vizatim teknik, informatikë, gjuhë e huaj, biologji, art/pikturë dhe muzikë.

Gjithashtu, shkolla do të ketë më tepër se 4-fishim të sipërfaqes së hollit të ri në hyrje dhe po ashtu të bibliotekës që do të ketë kapacitet për 100 persona.

Në ndryshim nga godina e vjetër, projekti do të përfshijë një auditor të ri me sipërfaqe 140 m2 me një kapacitet prej 100 personash. Gjithashtu, godinës do t’i shtohet një depo dhe ambiente teknike me një sipërfaqe prej 500 m2.

Shkolla do të ketë edhe një dhomë të dedikuar për mjekun dhe një për  psikologun.

Ndërkaq, është rritur numri i nyjeve sanitare në çdo kat. Si një nga shkollat model duke nxjerrë  për vite me radhë kampionë, falë këtij investimi “Sami Frashërit” priten që t’i rikthehet shkëlqimi edhe në sport. Në godinën e re do të ketë më tepër se 2-fishim të sipërfaqes së palestrës së brendshme. Në ndryshim nga palestra e vjetër prej 230 m2, plani i ri parashikon një palestër të re prej 471 m2, si dhe më tepër hapësirë në dhomat e zhveshjes dhe tualeteve të palestrës. Gjithashtu, fushat e jashtme sportive (basketboll/volejboll) do të kenë përmasa më të mëdha.

Për herë të parë, shkolla e re do të ofrojë mundësi dhe shanse të barabarta edhe për ata me aftësi të kufizuara. Godina e re do të përfshijë ashensor si dhe shkallë emergjence.

g.kosovari

Next Post
Spanjë/ 214 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mbi 120 mijë të shëruar

“U zbut në verë dhe u rikthye më i ashpër në vjeshtë, duke shkaktuar 50 mln viktima”/ Paralajmërimi i frikshëm për COVID: Është si gripi spanjoll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

October 20, 2026
Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com