• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO+FOTO/ Europa po përjeton ditët më të nxehta, vapa vret rreth 1900 persona në Spanjë dhe Portugali

by Java News
21/07/2022 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa po përjeton ditët më të nxehta për shkak të temperaturave të larta. Deri më tani janë regjistruar 1900 viktima si pasojë e valëve të të nxehtit në Spanjë dhe Portugali.  Vdekja e një 60 vjeçari në Spanjë, teksa pastronte rrugët e qytetit ka shkaktuar debate të shumta mbi nevojën për të marrë masa të mënjehershme ndaj ndryshimeve klimatike.

“Është e qartë se pabarazitë sociale luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si njerëzit vuajnë gjatë valëve të të nxehtit, tha Julio Díaz i Institutit Carlos III. “Të durosh një valë të nxehti në një shtëpi me kondicioner dhe pishinë nuk është njësoj si të jetosh me 5 persona në të njëjtën dhomë me një dritare si burimi i vetëm i ajrit të pastër”.

Zjarret gjithashtu po kërcënojnë Spanjën, Italinë dhe Greqinë

Edhe pse temperaturat kanë shënuar rënie në Francë dhe Britani, zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarret në Spanjë, Itali dhe Francë. Një zjarr i madh ka përshirë Megaran, pranë Athinës , ku qindra persona janë evakuuar në 24 orët e fundit.

“I lamë gjërat tona, shtëpitë… ,tha Konstantina Yfanti.  Gjithçka filloi me një shkëndijë  në magazinë. Temperaturat ishin shumë të larta, xhamat u thyen dhe gjysma e shtëpisë sonë u shkatërrua”.

Nga ana tjetër, Spanja po lufton me zjarret  në disa fronte. Zjarri në Avila, në veriperëndim të Madridit ka djegur tashmë më shumë se 4 mijë hektarë dhe për shkak të erës situata është bërë edhe më e vështirë.

Bashkimi Europian ka investuar burime të ndryshme për të ndihmuar vendet në luftën me zjarret dhe Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile është gjithashtu aktiv. Sllovenia është një nga ato vende që ka përfituar nga solidariteti. Një avion italian dhe një helikopter nga Austria iu bashkuan zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në zonën e Krasit, raporton abcnews.al.

Britania

Zjarrfikësit britanikë kanë qëndruar në gatishmëri të lartë të mërkurën, edhe pse qielli me vranësira dhe reshjet sollën lehtësim pas dy ditësh temperaturash ekstreme. Britania shënoi të martën temperaturën më të lartë, 40.3 gradë.

13 njerëz vdiqën si pasojë e vapës. Të paktën 41 prona u shkatërruan në Londër dhe më shumë se një duzinë në zona të tjera.

Franca

Që nga 12 korriku, zjarrfikësit në Francën jugperëndimore janë duke luftuar për të kontrolluar zjarret masive. Zjarret në rajonin Gironde kanë djegur 206 kilometra katrorë pyll, sipas zyrtarëve.

Presidenti Emmanuel Macron vizitoi rajonin e Gironde të mërkurën pasi autoritetet lokale thanë se kushtet e përmirësuara të motit ndërsa vala e të nxehtit lëvizte drejt lindjes po ndihmonte zjarrëfikësit në betejën për të kontrolluar flakët.

Zjarret në Francë deri më tani këtë vit kanë shkatërruar 25 për qind më shumë hektarë tokë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Greqia

Autoritetet greke thanë të mërkurën se kishin vënë nën kontroll një zjarr në malet pranë Athinës, duke detyruar qindra njerëz të evakuoheshin dhe duke dëmtuar  shtëpi dhe makina. Zjarri shpërtheu të martën afërsisht 27 km në veri të kryeqytetit dhe, i nxitur nga erërat e forta, u përhap shpejt në rrethet e afërta duke përfshirë Penteli, Anthousa dhe Dioni – me një popullsi totale prej rreth 90,000 banorësh, raporton abcnews.al.

Të paktën dy persona u shtruan në spital në kryeqytetin grek me probleme të frymëmarrjes dhe djegie të lehta, thanë zyrtarët. Me erërat e forta që parashikohen të vazhdojnë deri të enjten, rreth 485 zjarrfikës, 120 makina zjarrfikëse dhe pothuajse 20 avionë janë në gatishmëri për të minimizuar rrezikun e shpërthimeve, shtuan zyrtarët.

Greqia ka arritur të shmangë temperaturat ekstreme në disa zona të Europës Perëndimore, por zyrtarët e zjarrfikësve kanë thënë se temperaturat e larta dhe thatësira që kanë zgjatur prej javësh, kanë rritur rrezikun e zjarreve në pyje.

Vitin e kaluar, zjarret shkatërruan rreth 300,000 hektarë pyje dhe shkurre në pjesë të ndryshme të Greqisë, pasi vendi përjetoi valën e saj më të keqe të të nxehtit në 30 vite.

Italia

Disa zjarre kanë shpërthyer në Itali mes temperaturave në rritje këtë javë. Nëntë qytete lëshuan alarmin për valën e të nxehtit, nga pesë të martën. Totali pritet të rritet në 14 të enjten, duke përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen, dhe 16 të premten.

Temperaturat parashikohen të arrijnë në 40 gradë Celsius në të gjithë Italinë veriore dhe qendrore këtë javë, si dhe në Pulia në jug dhe ishujt e Sardenjës dhe Siçilisë, raporton abcnews.al.

Të mërkurën, një zjarr që shpërtheu të hënën në mbrëmje pranë qytetit toskan të Lucca vazhdoi të digjet, duke shkatërruar tashmë rreth 1,400 hektarë pyje, thanë zyrtarët. Rreth 500 njerëz u detyruan të evakuoheshin pasi flakët përfshinë fshatrat.

Në rajonin verilindor Friuli Venezia Giulia, banorëve iu kërkua të qëndronin brenda për shkak të tymit të dendur si pasojë e një zjarri në zonën Carso pranë Kroacisë dhe Sllovenisë.

Spanja

Një seri zjarresh në rajonin veriperëndimor të Galicisë të Spanjës kanë djegur 85 shtëpi dhe kanë detyruar 1,400 persona të evakuohen. Më shumë se 30 zjarre në pyje përreth Spanjës kanë detyruar mijëra persona të evakuohen dhe kanë shkatërruar 54,000 hektarë gjatë javës së kaluar, raporton abcnews.al.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit gjatë këtij viti në Spanjë. Vendi përjetoi një valë të nxehti në mes të qershorit që zgjati një javë, vala më e madhe e të nxehtit në pothuajse 40 vite.

Portugalia

Në Portugalinë fqinje, të paktën 1,000 njerëz kanë vdekur për shkak të nxehtësisë. Temperaturat në të gjithë Portugalinë e goditur nga thatësira kaluan 40 gradë Celsius javën e kaluar.

Nga data 7-13 korrik, vendi regjistroi 238 viktima të tjera dhe se numri i viktimave është rritur në 1,063 për periudhën deri më 18 korrik.

Temperaturat e larta, një thatësirë ​​e vazhdueshme dhe menaxhimi i keq i pyjeve janë shkaku për disa zjarrë që kanë përfshirë Portugalinë.

Gjermania

Autoritetet në Gjermani kanë lëshuar një paralajmërim për rritjen e temperaturave  në pjesën më të madhe të vendit, me temperaturat në Berlin dhe Brandenburg që shënuan 40 gradë Celsius të mërkurën.

Në zonat urbane si Berlini, temperaturat gjatë natës nuk zbresin nën 20 C.

Holanda

Të martën, Holanda regjistroi një nga ditët e saj më të nxehta ndonjëherë – 38.9 C në Mastriht, ndërsa temperaturat priten të shënojnë rritje. Në lindje të vendit, temperaturat priten të lëvizin nga 30 deri në 33 gradë Celsius.

Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, tha të martën se valët më të shpeshta dhe më ekstreme të të nxehtit ishin një pasojë e pashmangshme e ndryshimeve klimatike, raporton abcnews.al.

“Në të ardhmen, këto lloj valë të nxehti do të jenë normale. Do të shohim rritje të mëtejshme të temperaturave,” tha Taalas në një deklaratë.

“Shpresoj se kjo do të jetë një “kambanë alarmi për qeveritë.”

g.kosovari

Next Post
Shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në Europë, në raport me fuqinë blerëse

Ulet çmimi i naftës! Bordi i Transparencës vendos, ja do të shiten karburantet nga sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon i vëllai: Më telefonoi Gentjan Funiqi nga burgu, më kërkoi t’i jepja…

EMRI/ Interpoli arreston në Londër të kërkuarin nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës! Do nisin edhe procedurat e ekstradimit

August 27, 2026
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD dhe akuzon socialistët: Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS! Agasi mafiozi më i rrezikshëm

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD dhe akuzon socialistët: Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS! Agasi mafiozi më i rrezikshëm

August 27, 2026
Historia tragjike që përndoqi “Kasapin e Ballkanit”, e bija i dha fund jetës me “Zastavën” e të atit, ishte pika e tij e dobët

Historia tragjike që përndoqi “Kasapin e Ballkanit”, e bija i dha fund jetës me “Zastavën” e të atit, ishte pika e tij e dobët

August 27, 2026
Kreu i AMP-së takohet me këshilltaren e FBI për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Forcim i bashkëpunimit të mëtejshëm me partnerët amerikanë

Kreu i AMP-së takohet me këshilltaren e FBI për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Forcim i bashkëpunimit të mëtejshëm me partnerët amerikanë

August 27, 2026
Betejë me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten ende aktive! Mbi 5 orë operacion për shuarjen, dy helikopterë nga ajri

Betejë me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten ende aktive! Mbi 5 orë operacion për shuarjen, dy helikopterë nga ajri

August 27, 2026
Protesta në Maliq, njerëzit e Adriatik Lapajt sulmojnë dhe fyejnë gazetarët

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës së banorëve kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit, merret nën procedim 45-vjeçari!

August 27, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

SPAK e akuzon për pastrim parash e korrupsion me tenderët e AKSHI-t, nesër mbahet në GJKKO seanca e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit! Caktohet ora

August 27, 2026
FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Rrapi dhe plepi

August 27, 2026
Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

August 27, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com