• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+EMRAT/ Kokaina blihej me flori, prangoset banda italo-shqiptare

by Java News
19/09/2018 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë persona, katër gra italiane me origjine rome dhe dy shqiptarë, janë arrestuar gjatë një operacioni policor mëngjesin e sotëm në Ankona të Italisë. Siç bëjnë me dije mediat italiane: në pranga janë vënë Giulia Spinelli, 51 vjeçe, e bija Patrizia 31 vjeçe, bashkëshorti i kësaj të fundit Ylli Sallaku, 35 vjeç, bashkatdhetari i tij shqiptar Ervis Gjyshi, 33 vjeç, Giulia Spinelli 39 vjeçe (kushërirë e 51-vjeçares Giulia Spinelli-t) dhe motra e kësaj të fundit Romina Buonora, 28 vjeçe.

Arrestimet

Personat e sipërpërmendur u vunë në pranga nga policia në zbatim të urdhrave të policisë. Ata akuzohet se kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal në kuadër të të cilët shisnin kokainë dhe zhvasnin. 17 bastisje në ndërtesa janë kryer nga efektivet në zona të ndryshme, ndërsa është vënë nën sekuestro një restorant dhe një makinë, që dyshohet e përfituar përmes zhvatjes.

Hetimet

Hetimet që nisën në tetor të vitit 2017, zbuluan një grup që e kishte aktivitetin në të gjithë Ankonën. Ata që nuk ishin në gjendje të paguanin CASH, detyroheshin nga banda të paguanin me objekte ari, apo duke u dhënë makinat e tyre grupit. Si bazë, grupi përdorte një restorant në komunën Rocca Priora, tashme i sekuestruar. Biznesi ishte në pronësi të vjehrrës së shqiptarit, e cila cilësohet nga hetuesit si koka e grupit kriminal. Gjithashtu, 11 persona po procedohen penalisht si bashkëpunëtorë të grupit, për trafik kokaine. Dy prej këtyre, akuzohen edhe për zhvatje.

“Operacioni i finalizuar sot ishte një nga operacionet më të rëndësishme të policisë”, tha Oreste Capocasa, një zyrtar i policisë lokale.

“Sepse, është hera e parë që prek romët si një organizatë kriminale. Gratë kishin marrë vendin e burrave të tyre në burg”, shtoi.

Në restorantin e sekuestruar “Mare e Monti”, ashtu si emri i aksionit policor, më 8 Mars, policia realizoi dy arrestime të dy romëve, të afërm me ata të vënë në pranga këtë të mërkurë. Aty, ishte pikërisht baza e organizatës. Pronarja, 51-vjeçarja Spinelli njihej ndryshe edhe si “zonja”, sepse ajo ishte në krye të organizatës.

“Zonja” e drejtonte trafikun e kokainës në bashkëpunim të ngushtë me dy shqiptarët.

Grupi përdorte shpërndarësit e quajtur “kuaj” për dërgesat e drogës në të gjithë Ankonën. Një biznes i jashtëligjshëm që i ka sjell “zonjës” dhe të tjerëve qindra mijëra euro fitime. /ma.me

polizia-ristorante-3-300x169

 

polizia-ristorante-2-300x169

 

Next Post
Gjenerali që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar nga kufiri në Morinë

Gjenerali që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar nga kufiri në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In