Disa qytetarë turq në Ankara mbetën me zemër të ngrirë kur një i ri u var në ballkonin e shtëpisë, duke bërtitur se do të hidhej. I riu ishte kërcënuar me një thikë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të ditës së djeshme në Mamak të Ankarasë. Ekipet e policisë, zjarrfikëset dhe skuadrat e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Shkak i konflikti ishte pasi djali donte të divorcohej nga bashkëshortja e tij dhe konflikti kishte nisur para dy muajsh. Burri rra nga kati i dytë duke përfunduar në spital.
ma.me