Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i ka ‘mashtruar’ të gjithë me festimin interesant që bëri pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi kundër Mainz për t’i dhënë epërsinë Bayern Leverkulsenit.
Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.
Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.
Por tifozët, Xabi Alonso dhe stafi i trajnerëve, u shqetësuan kur menjëherë pas golit Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.
Kjo ishte mënyra që kishte zgjedhur Xhaka për të festuar golin teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong./m.j
Xhaka made Xabi Alonso, the staff and every Bayer Leverkusen fan scared with his celebration pic.twitter.com/udjVA3uLaH
— Troll Football (@TrollFootball) February 24, 2024
Granit Xhaka had the Bayer Leverkusen staff worried with his fake injury celebration 😅 pic.twitter.com/6PPEeUDE1J
— ESPN FC (@ESPNFC) February 23, 2024