• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj: Berisha po ndihmon PD, por duhet të caktojë një figurë, që e lidh me ndërkombëtarët. Basha…!

by Java News
24/02/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli për një sërë çështjesh politike në vend. Mustafaj, duke folur për protestën e 20 shkurtit, deklaroi se gjysma e atyre që dolën në protestë, ishin qytetarë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës. Ai tha se Sali Berisha, si lider historik i së djathtës shqiptare, e ka ndihmuar Partinë Demokratike.

“Protesta e 20 shkurtit ishte masive. Aty nuk kishte vetëm demokratë, por edhe persona të tjerë, që mendojnë se qeverisja e Edi Ramës është e keqe. Gjysma e protestuesve ishin qytetarë pa ngjyrime politike. Tirana është ajo që e bën protestën e madhe, qyteti dhe rrethinat. Protesta na tregoi se demonstrata mund të mbahet edhe pa qenë Sali Berisha në drejtim. Demonstrata tregoi se PD ka aparat funksional, që mund të vihet në lëvizje, pa qenë Berisha në bilbil, që dëgjohet edhe përtej masës së demokratëve. Edhe bashkimi i grupit të deputetëve i ka shërbyer demonstratës. Unë besoj se SPAK-un e mbështesin qytetarët. Protestuesit mbështesin Berishën për rastin e tij, por janë pro SPAK-ut. Rasti i Berishës nuk i bën nder SPAK-ut.  Sipas meje, Berisha po ndihmon ndjenjën e protestës tek demokratët. Zemërimi në parlament ka lidhje me faktin se nuk ngrihen Komisionet Hetimore, nuk besoj se ka lidhje me Berishën”, tha Mustafaj.

Bensik Mustafaj u shpreh se opozita e Berishës vuan nga një handikap. Sipas tij, opozita e kryesuar nga Sali Berisha duhet që të caktojë një figurë me personalitet, që e lidh me ndërkombëtarët.

“Vizita e një Sekretari të Shtetit nga SHBA-të është një event edhe për vende të mëdha. Nuk mund të pritej që Blinken të takonte Berishën. Opozita e Berishës duhet të caktojë një figurë, që e lidh me ndërkombëtarët. Duhet caktuar një njeri me personalitet. Kur kam qenë diplomat, ja përcillja Berishës gjithçka, me nuanca pozitive dhe negative. Sa i përket ardhjes së Zelenskyt, bën shumë mirë që vjen, por peshën që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare, nuk ka asnjë vlerë. Maxhoranca po qeveris si parti-shtet. Duke marrë parasysh sesi është gjendja aktuale politike, mund të themi se cilësia e demokracisë është për të dëshiruar”, tha Mustafaj.

Më tej, Mustafaj kritikoi Lulzim Bashën, duke u shprehur se ai është një politikan që nuk shkon në bazë.

“Enkelejd Alibeaj duket qartë se do të bëjë protagonistin tek Komisioni i Reformës Zgjedhore. Nuk e di si janë propozimet e tij. Unë kam qenë gjithmonë që Shqipëria të jetë një zonë dhe jo shumë zona. Lulzim Basha ishte kundër që të ketë një zonë zgjedhore. Ai tha se nëse vendosim kështu, të rinjtë dhe zonjat do e kenë vështirë të hyjnë në politikë e se fitojnë vetëm “të vjetrit”. Ky version i Bashës më është dukur i besueshëm. Por, Basha tani duket se po ndryshim mendim dhe e kam dëgjuar që ka thënë se është dakord që Shqipëria të jetë një zonë elektorale. Përpos tjerash, Basha është politikan që nuk shkon në bazë. Nëse ai mendon se ndërkombëtarët mund ta sjellin në pushtet, gabohet. Unë besoj se shoqëria shqiptare është pjekur për të marrë vendimet vetë”, deklaroi ai./m.j

Next Post
FOTO/ Ylli i pornos bën deklaratën e bujshme: Do tradhtoj të dashurin nëse humbet ndeshjen e radhës në MMA

FOTO/ Ylli i pornos bën deklaratën e bujshme: Do tradhtoj të dashurin nëse humbet ndeshjen e radhës në MMA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In