• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Video/ Vuçiç pritet me gurë në Srebrenicë, i thyejnë syzet!

by
11/07/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç para pak çastesh ka arritur në Srebrenicë.  Ai  nuk është pritur aq mirë nga turma që janë prezent në vendin ku 20 vite më parë u bë krimi makabër.

Vuçiç u prit me britma dhe fishkëllima, por që situata nuk ishte aq dramatike për shkak të nivelit të lartë të masave të sigurisë. Ardhja e kryeministrit të Qeverisë serbe u parapriu kordoni i madh i policisë.

Image

Ajo që ka mirëpritur Vuçiçin ishte një grua e quajtur Hatixhe Mehmedoviç. Nga ana tjetër, ardhja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht ish-presidentit, Bill Clinton dhe Madeleine Albright është pritur me duartrokitje.

Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksander Vuçic.

Vuçiç ishte duke lëshuar lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë. Nga pamjet duket se kryeministri serb është qëlluar në kokë dhe i janë thyer edhe syzet.

Ndërhyrja ka qenë e shpejtë duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar.

1120 2102

Kryeminsitri serb u dërgua në makinë , por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.

Nuk raportohet për të lënduar shkruan Telegrafi serb. Prania e kryeministrit serb në këtë ceremoni nuk ishte pritur mirë që nga momenti kur ai mbërriti në Serbrenicë.  Vuçiç u prit edhe me fishkëllima në momentin kur u afrua në vendin ku po bëhej nderimi i viktimave të gjenocidit në Bosnje.

Image
Image
Image

20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.

Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.

Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Next Post

Kancelarja Merkel gjen artin në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

October 25, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

October 25, 2026
VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

October 25, 2026
Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

October 25, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

Pse nuk ngjajnë studentët në Serbi me ata në rrugët e Tiranës?

October 25, 2026
“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In