• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Vjen në Shqipëri super pajisja që “nuk njeh mik”: Do kapë çdo shkelje në rrugë, gjoba të vjen në shtëpi

by Java News
03/10/2021 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe me këtë rast u bëri një apel përdoruesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!”

“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij vetëm gjatë një ore që ka qenë këtu, pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve.

“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë. Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

“Kjo na e jep në video, në foto çdo drejtues automjeti, jep location, targën e mjetit, kohën reale kur ka qenë shkelja. Fotot janë me infra, janë për natën, për ditën, kap deri në gjashtë korsi. Pajisja do të jetë 24 orë aktive. Identifikimi bëhet nëpërmjet targës, gjejmë adresën e pronarit të mjetit, dhe ia dërgojmë gjobën së bashku me fotografinë e kundërvajtësit, me ditën, orën, vendin ku është konstatuar shkelja. Ne kemi detyrimin të bëjmë njoftimin me postë brenda 30 ditësh”, tha Veliu./m.j

Next Post
Edhe pse të vaksinuar/ Këto janë 5 shenjat që jeni infektuar me Delta-n

Edhe pse të vaksinuar/ Këto janë 5 shenjat që jeni infektuar me Delta-n

Comments 2

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    JU DO TE VEI GJOBA DHE NE SI POPULL ME PAGA TE ULTE DO TE DENOJME TEK KUTIA E VOTIMIT SE JAN TE PA PERPALLUEHME DHE HEQJET E PATENTE NE MENYR JO TE DREJT

    Reply
  2. Pjeter says:
    5 years ago

    Mire, Bukur, Po pse vetem ne rruge, Duhet kudo. Per cdo gje e tere Institucionet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

July 8, 2026
VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

July 8, 2026
Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

July 8, 2026
Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

July 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta. Janë të këqij dhe të çmendur

July 8, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit

July 8, 2026
Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

July 8, 2026
“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

July 8, 2026
Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In