• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Vdes bosi i maskave anti-Covid, jahti i tij përplaset me shkëmbin: Dyshohet se po bënte garë me varkën e Berluskonit

by Java News
03/08/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një jaht luksoz që u aksidentua në plazhet e ishullit të Sardenjës, duke lënë të vdekur milionerin britanik Dean Kronsbein që njihet për prodhimin e maskave anti-covid, dyshohet se në momentin e incidentit ka qenë duke garuar me jahtin e Silvio Berlusconit.

Një ditë e këndshme në ujë në brigjet e Sardenjës u shndërrua në tragjedi të dielën vonë, teksa jahti i Kronsbein u nis drejt vendpushimit milioner të Porto Cervo, ku ai zotëron një vilë.

Milioneri 61-vjeçar u hodh në ujë pasi jahti i tij “Magnum Amore” u përplas në një shkëmb ndërsa kapitetni ndërmori veprime evazive për të shmangur një anije tjetër.

Edhe pse ai u tërhoq ende i vetëdijshëm nga deti, Kronsbein, pësoi një atak fatal në zemër në bordin e një jahti tjetër që e shpëtoi atë.

MailOnline ka arritur të zbulojë se kapiteni i anijes Mario Lallone dhe Luigi Cortese, kapiteni i një varke të quajtur “Sweet Dragon”, në pronësi të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, dyshohen si përgjegjës për ngjarjen.

Të dy kapitenët përballen me akuza të mundshme për vrasje nga pakujdesia dhe plagosje, dhe kjo vjen ndërsa hetuesit hetojnë mundësinë që jahtet po garonin në një zonë uji jashtë kufijve të tyre.

Hetuesit mendojnë se jahtet po “garonin” me njëri-tjetrin pasi dëshmitarët kanë treguar se dy varkat ishin në një “kurs paralel” në momentin e incidentit.

Ka gjithashtu raporte se të dy jahtet ishin në një pjesë të ujit pranë një ishulli të vogël të quajtur “Il Nibani” që është teknikisht jashtë kufijve për anije të mëdha.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Në bordin e “Amore” ishin bashkëshortja Kronsbein, Sabine dhe vajza Sophia, 27 vjeçe, të cilat u plagosën rëndë dhe u dërguan në spital për trajtim ku janë ende duke u rikuperuar.

Dy çifte të tjera që ishin gjithashtu në bord, një britanik dhe tjetri italian u plagosën lehtë dhe kanë qëndruar në Sardenjë për t’u marrë në pyetje nga autoritetet dhe avokati i Kronsbein, Egidio Caredda./m.j

Next Post
Përmbysje apo ndryshim?

Ish-ministri Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert (VIDEO)

Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert (VIDEO)

July 5, 2026
VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In