Shefi i Sherbimit të Jashtëm Inteligjent, Sergej Narishkin, është gjendur përballë një situate të vështirë me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.
Teksa ky i fundit ka kërkuar mbështetjen e Këshillit të Sigurisë për të ndërhyrë në Luhansk dhe Donetsk, Narishkin as e ka ditur për se bëhet fjalë, raporton javanews.al
Në përballjen mes tij dhe Putin, Narishkin shprehet se do ta mbështesë vendimin për t’i aneksuar zonat në fjalë dhe për t’i bërë ato pjesë të territorit të Federatës Ruse.
“Ne nuk do aneksojmë askënd, por mbështesim pavarësinë e tyre. Ti do ta mbështesësh në të ardhmen apo e mbështet tani?” – thotë Vladimir Putin ndër të tjera teksa Narishkinit i merret goja kur përgjigjet dhe përsërit si papagall pohimet e Presidentit.
Kujtojmë se Narishkin nuk është një fillestar në poliitkë, raporton javanews. Ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Kuvendit, Shefit të Kabinetit në Presidencë, Deputetit dhe zv. Kryeministrit të Rusisë.
Video është bërë virale në internet:
Since I haven’t found an English version online, I’ve added subtitles to Putin’s humiliation of his spy chief during today’s grotesque security council meeting in the Kremlin. pic.twitter.com/bFx25nWzTK
— Peter Liakhov (@peterliakhov) February 21, 2022
JavaNews /a.r/