Ukraina ka sulmuar me raketa amerikane një sistem rus të mbrojtjes ajrore, që kushton të paktën 800 milionë dollarë. Sulmi ka ndodhur pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Kanalet ruse në Telegram shpërndanë video të ndryshme që supozohet se tregojnë një shpërthim dhe mbetjet e djegura të një sistemi raketor rus S-400 tokë-ajër në një fushë ajrore në Mospyne, në rajonin e pushtuar të Donetskut.
Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon të pushtojë më shumë territor ukrainas përpara se Kievi të merr më shumë ndihma ushtarake nga aleatët. SHBA-ja ka furnizuar ukrainasit me Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë (ATACMS) të afta për të goditur objektivat në largësi prej 350 kilometrave. Përgatiti BW
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) May 23, 2024