• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ U bllokuan prej motit të keq, dalin pamjet kur nxirren 23 turistët te banjat e Bënjës

by Java News
04/11/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

23 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës pasi mbetën të bllokuar te banjat e Bënjës në Përmet. Policia njofton se pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas 2 orësh punë intensive, turistët janë nxjerrë  nga automjetet e tyre në vendin ku kishin mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në banjat e Bënjës, nga reshjet e shiut. Turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qyetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Punonjësit e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Emergjencave Civile iu shkojnë në ndihmë, në mesnatë, 23 turistëve gjermanë, polakë dhe francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te banjat e Bënjës, për shkak të motit të keq.

Paraditen e sotme, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato të Emergjencave Civile, bënë të mundur dhe nxjerrjen e automjeteve dhe dorëzimin e tyre te turistët, të cilët mesditën e sotme kanë vijuar lëvizjen për në destinacionet e radhës që do eksplorojnë në vendin tonë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Emergjencave Civile, mesnatën e djeshme, kanë marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës, me këmbë dhe me automjete, 23 turistë kanë mbetur të bllokuar, në vendparkimin e zonës së quajtur “Banjat e Bënjës”, në Përmet, pasi automjetet e tyre nuk qarkullonin dot për shkak se rruga ishte prishur si pasojë e daljes së lumit, nga moti i keq.

Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas 2 orësh punë intensive, turistët janë nxjerrë  nga automjetet e tyre në vendin ku kishin mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në banjat e Bënjës, nga reshjet e shiut. Turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qyetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, paraditen e sotme, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato të Emergjencave Civile, bënë të mundur dhe nxjerrjen e automjeteve të turistëve, që ndodheshin në vendparkimin e banjave të Bënjës. Automjetet iu janë dorëzuar turistëve të cilët kanë vijuar lëvizjen për në destinacione të tjera në vendin tonë.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e Emergjencave Civile, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë, duke iu shpëtuar jetën dhe duke iu dorëzuar automjetet e tyre.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./m.j

Next Post

Atë që Vulin e bëri “për Serbinë”, Sali Berisha nuk e bën dot për partinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In