Ky është momenti dramatik i njërit prej shpërthimeve pranë stadiumit të Besiktas në Stamboll, ndërsa një reporter ndodhej në transmetim të drejpërdrejtë.
Ai ishte duke komentuar përfundimin e ndeshjes mes Besiktas dhe Bursaspor për emisionin sportiv Top Sizde, kur në sfond dëgjohet shpërthimi i fuqishëm.
Ndërkaq, janë publikuar edhe pamjet e atij që dyshohet të jetë momenti, kur policia ka rrethuar njërin prej kamikazëve. Pamjet, jo mjaft të qarta, janë filmuar nga një kamera sigurie dhe në to, pretendohet se tregohet momenti i tensionit ndërmjet policëve dhe një personi tjetër.
Pak sekonda më pas, shihet shpërthimi dhe disa njerëz duke vrapuar./tema










