Qytetarët të cilët ishin mbledhur para kryesisë së Kuvendit duke protestuar kundër pr.ligjit për ndërtimin në zonat e mbrojtura i janë kthyer keq deputetit të PS, Erion Braçes.
Nën thirrjet njërëri “Turp”, Braçe i është kthyer me fjalët “Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete?”
Ambientalisti: Turp! Turp! E votove ligjin Erion? E votiove Divjakën?
Braçe: Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? E keni marrë edhe atë aty? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.
Kujotojmë se pr.ligji për ndërtimin në zonat e mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend gjatë seancës plenare e cila zgjati vetëm 7 minuta mes tensionit dhe zhurmuesve.
/f.s