Një video tronditëse është publikuar nga autoritetet e Nepalit pas tërmetit të rënë në muajin maj, ku mbetën të vdekur mbi 10 mijë persona.
Tërmeti i magnitudës 7.8 ballë ishte shumë i fuqishëm, me pasoja në njerëz dhe me dëme të mëdha materiale që shkojnë në miliona euro.
Videoja, e regjistruar nga një kamera sigurie në një shesh, tregon momentin kur nis tërmeti dhe ata që ndodhen mbi motorë, fillojnë të rrezohen, deri sa një ndërtesë e madhe bie në mes të sheshit dhe vret disa njerëz.









