Një makinë në fshatin Fullqet të Klosit ka rënë në përrua gjatë mbrëmjes.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet kanë qenë dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer i moshuar.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë nga makina dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se i moshuari ka rënë në përrua dhe ende nuk është gjetur.











