Pas motit të stuhishëm të premten në Kaliforni, është hapur një gropë e madhe e cila i ka gëlltitur dy makina.
Gropa e 7-metra e thellë u krijua në Studio City të Kalifornisë gëlltiti dy makina, me vozitësit ende brenda tyre.
Vozitësja, 48-vjeçare, u gjet nga zjarrfikësit brenda makinës rreth 3 metra nën nivelin e rrugës.
Ajo u nxjerrë jashtë përmes një shkalle dhe u dërgua në spital.
Vozitësi i makinës tjetër ia ka dalë që të shpëtojë pa lëndime para se të binte në gropë.
Të dy makinat janë nxjerrë dje nga gropa./Gazeta Express/