• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i lutet Metës që të bëhet “shkaku” i qeverisë teknike

by Java News
19/02/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministrin Sali Berisha ka komentuar heshtjen e kreut të LSI-së në lidhje me protestën e opozitës në çadrën e improvizuar të PD-së poshtë këmbëve të kryeministrisë së vendit. Berisha ka ftuar LSI-në që të bëhet pjesë e qeverisë teknike që PD kërkon prej kohësh, duke thënë se cilado parti që nuk e ka humbur “prekjen me qytetarët”, duhet të bëjë bilancin dhe të zgjedhë. E thënë me fjalë të tjera Berisha ka kërkuar nga LSI që të dalë nga koalicioni për t’u bërë kështu shkaku I rënies së qeverisë dhe hapjes së rrugës për një qeveri teknike.

“Ky është moment kritik për cdo forcë politike. Çdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët, është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në cilën anë do të rrijë, atë të banditokracisë apo në anën e qytetarëve”.-tha Berisha i pyetur nga gazetarët.

Pra po ftoni LSI?

Berisha: Edhe rama po të dojë të largohet të krijojë qeveri teknike

Kush e drejton qeverinë teknike?

Berisha: Do vendosin forcat politike kush do e drejtojë, unë them që s’pengohet asnjë që të japë kontribut në qeverinë teknike.

Do e njihni rezultatin nëse rikonfirmohet në zgjedhjet e Qershorit Rama kryeministër?

Berisha: Zgjedhjet e qershorit me Ramën s’mund të ketë, më vjen keq, duhet të kuptojë cdo shqiptar këtë moment kritik dhe jetik. Përvec vitit 91 s’ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve.

Ish-kryeministri apeloi për përshkallëzim të protetestës edhe jashtë Shqipërisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë pranë ambasade të vendit në shtetet e tjera.

“Thirrja ime për emigracionin dhe diasporën është të marrin të gjitha masat që të organizojnë protesta pranë selive të qeverive ku janë, pranë Ambasadave të Shqipërisë, kundër regjimit të banditokracisë. Kjo është rruga e solidarizimit në mënyrë që për Shqipërinë të votojnë të gjithë shqiptarët.

Ky është revolucion paqësor. Zgjedhje të qershorit me Edi Ramën s’mund të ketë. Përvec vitit 1991 nuk ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Kjo protest është këmbana më e fuqishme e alarmit. 4 muaj para zgjedhjeve nuk proteston asnjë forcë nëse nuk e konsideron jetike. Ishin gjysëm milioni shqiptar që erdhën me mision dje. Të gjithë ata që analizojnë këtë protestë të mos e harrojnë këtë. Në 1991 me kultin e Enver Hoxhës nuk kishte zgjedhje dhe tani me kultin e krimit nuk ka zgjedhje. Nëse Rama nuk pranon PD do t’ia imponojë me një këmbë. Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj.”-tha Berisha.

 “Do të vi herë pas herë, por kudo që jam mendjen e kam këtu. I bëj thirrje Edi Ramës ti thërrasë mendjes, mos ta pengojnë problemet e tij psiqike për të gjetur realizimin sa më parë. Ti hapë rrugë zgjidhjes qytetare”-tha Berisha duke ju drejtuar Ramës./java/a.k

Next Post
Zbulohet një tjetër mister i pikturës së famshme të Da Vinçit… gurët e çmuar të “Darkës së Fundit”

Zbulohet një tjetër mister i pikturës së famshme të Da Vinçit... gurët e çmuar të "Darkës së Fundit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar -

Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar –

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

September 14, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ulen temperaturat

September 14, 2026
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com