• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet një tjetër mister i pikturës së famshme të Da Vinçit… gurët e çmuar të “Darkës së Fundit”

by Java News
19/02/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i publikuar në Itali ka zbuluar një aspekt të cilin studiuesit e ‘Darka e Fundit” e Leonardo Da Vinci, nuk e kishin vënë re deri më tani, raporton agjencia Ansa.

Bëhet fjalë për një grup gurësh të çmuar që artisti ka vendosur në rrobat e Jezusit dhe dishepujve të tij, dhe që historiania Elisabetta Sangalli, autore e librit “Leonardo e le dodici pietre del Paradiso” (Leonardo dhe dymbëdhjetë gurët e parajsës) i cilëson si “mesazhe të fshehura”.

Sangalli shpjegon se “ka shumë të ngjarë që Leonardo da Vinci pikturoi “Darkën e Fundit” duke i dhënë një interpretim personal çdo guri dhe i kombinoi ato me personazhin sipas karizmës së secilit”.

Piktura e Da Vinçit, që përfundoi në shkurt 1487 dhe që ruhet në manastirin e Santa Maria delle Grazie nw Milano, është studiuar gjerësisht përgjatë historisë, por ky aspekt është i ri: është një hulumtim i pavarur që shqyrton gurët e çmuar dhe kuptimin e tyre biblik.

“Duke vëzhguar mirë detajet më shkuan sytë tek karfica e pikturuar nga Leonardo në lartësinë e qafës së Krishtit dhe më pas e pashë dhe tek të tjerët”, thotë autorja e studimit.

Në mesin e gurëve të çmuar të pikturuar nga Leonardo vihet re një smerald në tunikën që vesh Jezu Krishti, që konsiderohet si një gur bartës i paqes dhe simbol i rilindjes dhe deri në mesjetë ishte i lidhur me rigjenerimin.

Sipas studimit, smeraldet janë të lidhur me fisin e Levit, i vetmi fis me mundësinë e qasjes në priftërinë e kohës.

Tek Shën Gjoni është pikturuar një “Yahalom” e cila në hebraisht do të thotë diamant. Për Elisabetta Sangallin është një referencë për spiritualitetin e apostullit të preferuar të Jezusit.

Shën Andrea (Shën Ndreu) vesh një safir, që i referohet qytetit qiellor të Apokalipsit.

Edhe pse Dhiata e Vjetër fliste për dymbëdhjetë gurët e Parajsës, historiania italiane pretendon se Da Vinci pikturoi vetëm tetë për të përcjellë një mesazh.

“Në simbolizmin biblik të Zbulesës, numri 7 është i shpeshtë dhe për këtë arsye janë shtatë apostujt e zgjedhur nga Leonardo”./bw

Next Post
Si sot, më 19 Shkurt, lindi Koperniku dhe vdiqën nobelistët Zhid dhe Hamsun

Si sot, më 19 Shkurt, lindi Koperniku dhe vdiqën nobelistët Zhid dhe Hamsun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com