• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “T’ju jap noj kafe të mirë”, por përfundon ‘t’u pi kafe vetë’ në qeli

by Java News
01/07/2018 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranes në kuadër të operacionit “Tispol”, është fokusuar këtë fundjavë tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, në kontrollin e nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.

Sipas njoftimit të policisë, në 48 orët e fundit janë arrestuar 15 shoferë për shkelje të ndryshme si dhe janë vendosur rreth 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Në disa raste qytetaret kanë tentuar të korruptojë dhe punonjësit e policisë për t’i shpëtuar gjobave.

“Tju jap noj kafe të mirë, pa i rënë njeriu në qafë”- thotë një nga shoferët ën video, por policia i vendos prangat.

Në funksion të këtyre kontrolleve përgjatë fundjavës, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë :

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

• Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.

• Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Rastet e Mitëdhënies:

Në rrugën “Xhorxh W. Bush” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E.A vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizimit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 1000 leke.

Në rrugën “Konferenca e Pezës”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për vepren penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 2000 lekë.

Në rrugen “Abdi Toptani”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A.S vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh. /ma.me

Next Post
Vrasja e Hasan Prishtinës në dosjet italiane: Porositësi i atentatit ishte Ahmet Zogu!

Vrasja e Hasan Prishtinës në dosjet italiane: Porositësi i atentatit ishte Ahmet Zogu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In