• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO / Të shtëna me armë dhe të rinj të shtrirë në trotuar, dalin pamjet pas krimit në Itali

by A R
10/03/2024 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat kanë siguruar pamjet e krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Aldo Moro” në Frosinone, ku pas një sherri me shqiptarëve, është vrarë një 27-vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Vizion Plus, dy të rinj shihen të shtrirë në tokë, ndërkohë që forcat e emergjencës u japin ndihmën e parë.

Ngjarja

Gjithçka nisi në ambientet e lokalit “Shake” në rrugën “Aldo Moro” në Frosinone, ku 4 shqiptarë të ulur në një tavolinë filluan debatin me 5 të tjerë po me origjinë shqiptare të ulur në një tavolinë tjetër.

Pas grindjeve mes tyre, 23-vjeçari Mikea Zeka ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar 10 plumba në drejtim të grupit tjetër, ku një prej tyre kapi në gjoks 27-vjeçarin Kasen Kasmi i cili humbi jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.

Dëshmia e 23-vjeçarit

Pas arrestimit Zeka ka dëshmuar para policisë se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë e dikurshme me dy vëllezërit Kasen dhe Ervin Kasmi, ku shkaku ishte një vajzë.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afruan. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese . Me Kasen ka pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze ”, ka deklaruar 23 vjeçari në prani të avokatit të tij, menjëherë pas arrestimit.

Ndërkohë që pistat që po heton policia janë dy, ajo e prostitucionit si dhe shpërndarja e drogës. Por hetuesit italianë nuk përjashtojnë as mundësinë që krimi mund të jetë bërë dhe për çështje nderi, duke ju referuar Kanunit.

Më tej 23-vjeçari ka treguar se kur pa që të katërt bashkëkombasit e tij po i afroheshin në mënyrë kërcënuese në tavolinën ku ndodhej ai dhe miqtë e tij, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova. Por për të mbrojtur veten”, u shpreh Zeka.

Por i riu tha se pavarësisht të gjithave ishte penduar për krimin që kishte kryer.

/a.r

Next Post
Treni përplas një person me motor në Laç, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Rizgjimi i Hekurudhës Shqiptare: Pa asnjë investim për 30 vite, tashmë kantier ndërtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In